E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë.

6 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në zyrën e tij një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë, të përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të të Përndjekurve, Simon Miraka, Nëndrejtori, Shefki Çupi dhe Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të përndjekurve, Skënder Qëndro.

Ata i kanë parashtruar Presidentit rezervat e tyre lidhur me projektligjin e qeverisë mbi ish-të përndjekurit që do kalojë për shqyrtim në Parlament, rezerva që lidhen kryesisht me mënyrën se si trajtohen ish-të përndjekurit e periudhës para 30 nëntorit 1944.

Kryetari i Shtetit është shprehur se i ka ndjekur shqetësimet e tyre të përcjella përmes mediave ndërsa u ka sugjeruar që të shfrytëzojnë edhe mundësitë institucionale, siç është kontakti me komisionet e Kuvendit që do shqyrtojne projektligjin, por edhe ligjvënës të tjerë. Gjithashtu Presidenti Topi është angazhuar se do e ndjekë me mjaft vëmendje të gjithë këtë proces brenda hapësirave kushtetuese, duke ushtruar të drejtën që gjërat të vijnë në një terren të pranueshëm për të gjithë.

Bashkëbiseduesit ndanë me Presidentin edhe shqetësimet me të cilat hasen në jetën e përditshme, duke renditur si më të vështirë sigurimin e bursave për fëmijët e tyre dhe punësimin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›