E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Emirin e Shtetit të Katarit me rastin e Festës Kombëtare.

3 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Emirit të Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Kalifa Al-Thani, në të cilin thuhet:

“Është kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e Festës Kombëtare të Shtetit të Katarit, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për lumturinë Tuaj personale dhe mirëqenien e begatinë e popullit të Katarit!

Më lejoni, Lartësia Juaj që, me këtë rast, t’Ju falënderoj për përgëzimet Tuaja të ngrohta me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës së Shqipërisë dhe për urimet më të mira në përmbushjen me sukses të kësaj detyre!

Shpreh besimin tim në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve tona miqësore, duke nxitur një bashkëpunim të frytshëm në fusha me interes reciprok”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›