Presidenti Topi pret përfaqësues të Programit të Lidership-it nga 11 vende të rajonit

25 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot një përfaqësi të pjesëmarrësve në seminarin rajonal “Funksionimi i demokracisë në situata pas-tranzicionale: ‘Sfida dhe perspektiva për Ballkanin Perëndimor’”, që po mbahet në Tiranë nga datat 23-29 tetor. Ky seminar organizohet nga Programi i Lidership-it KRIIK në Shqipëri në bashkëpunim me Koalicionin për Lidership-in si dhe 9 organizata partnere në vendet e Evropës Juglindore. Në të marrin pjesë përfaqësues nga 10 vende të rajonit si dhe nga Shqipëria, vendi organizator.
Pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë të pranishmëve në këtë takim, Presidenti Topi vlerësoi zhvillimin e aktiviteteve të tilla me temë shkencore në nivel rajonal e më gjerë si një mundësi konkrete për specialistët e studiuesit e rinj në fushën e shkencave politike dhe të aktivitetit të shoqërisë civile, për të shkëmbyer mendime, ide dhe përvoja të shteteve që përfaqësojnë, por edhe si një formë bashkëkohore për nxitjen e debateve efikase mbi tematika e çështje politike e shoqërore të ditës që kalojnë vendet tona. “Rajoni ballkanik me specifikat e tij gjithnjë ka tërhequr interesin e studiuesve dhe politologëve më në zë, por është shumë domethënëse kur, të rinjtë ballkanas, përfaqësues të shoqërive civile, njohës të mendësisë së re të rajonit, paraqesin për diskutim tema kaq të rëndësishme, të cilat praktikisht përbëjnë dhe thelbin e aktualitetit politik e shoqëror në këto vende dhe të marrëdhënieve të mira ekzistuese mes fqinjëve”, - vuri në dukje Presidenti.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryetari i Shtetit Shqiptar nënvizoi faktin se, në kuadër të aspiratës së përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian, një politikë-bërje e standardeve bashkëkohore, çka do të thotë gjithëpërfshirëse, angazhuese dhe profesioniste, e mbi të gjitha vizionare, është një faktor me peshë që nxit zhvillime pozitive politiko-ekonomike në këto vende. Pasi u ndal në disa etapa të zhvillimeve demokratike të vendit tonë gjatë njëzet viteve të fundit, Presidenti Topi vuri në pah veçanërisht ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në sistemin demokratik si dhe rolin moderator që luan Shqipëria në rajon, nën frymën e bashkëpunimit konstruktiv me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më pas, Presidenti Topi zhvilloi një seancë pyetje-përgjigjesh me pjesëmarrësit, të cilët e falenderuan Kreun e Shtetit shqiptar për pritjen dhe panoramën interesante që u përshkroi duke u interesuar për çështje të ndryshme që kanë lidhje me mirëfunksionimin e shoqërisë civile, me financimet e organizatave të ndryshme, me marrëdhëniet mes partive politike dhe OJF-ve, etj. Pjesëmarrësit në këtë takim të hapur u interesuan dhe diskutuan edhe për çështje të aktualitetit politik në Shqipëri ku një vend të veçantë zunë edhe reforma në gjyqësor dhe marrëdhëniet mes institucioneve të pavarura kushtetuese dhe funksionimi demokratik i tyre në të mirë dhe në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë.