E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi, shpallet sot Qytetar Nderi në Ferizaj

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Bamir Topi do të shpallet qytetar nderi në Ferizaj. Axhenda për ditën e sotme përfshin një takim me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa dhe më pas një ndalesë në Muzeun e Kosovës. Sipas axhendës më tej është planifikuar një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tek Shpella e Gadimes.

Rreth mesditës presidenti Topi do të udhëtojë në Ferizaj ku do të shpallet edhe qytetar nderi nga bashkia e qytetit. Më pas presidenti Topi shoqëruar edhe nga presidenti kosovar Sejdiu do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin shqiptaro-kosovar. Vizita do të mbyllet me një konferencë shtypi që do të jepet për mediat.

Dita e parë e vizitës ishte e ngjeshur me takime, ndërkohë që Topi mbajti edhe një fjalim përshëndetës para Kuvendit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›