Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Vesel Bako

27 prill 2012
Nëpërmjet një mesazhi, Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prof. Dr. Bamir Topi shprehu sot ngushëllimet për ndarjen në mënyrë të parakohshme nga jeta të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Vesel Bako.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Vesel Bako!
Më lejoni t'ju shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen nga jeta të Veselit!
Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i gjyqtarit Vesel Bako është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju - familjen e të afërmit, për Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Kurbin, por edhe për trupën gjyqësore në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë të së drejtës, si Veseli, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u qëndrojnë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha që ka drejtësia.
Duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional të njeriut tuaj të dashur ndaj detyrës së shenjtë të gjyqtarit!” – shprehet në mesazhin e tij Presidenti i Republikës.