Presidenti Topi takohet me parlamentarë në Mal të Zi

Presidenti i Bamir Topi ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Topi zhvilloi bisedime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në shtetin fqinj: politikë, paralamentarë dhe të pushtetit lokal. Kryetari i Shtetit pati takime me Mehmet Bardhi, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, me Ferhat Dinosha, Kryetar i Partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Ministër për Minoritetet në qeverinë e Malit të Zi e të tjer137.Topi takoi edhepërfaqësuesit e Komunës së Tuzit Smajl Çunmulaj, Kryetar i Komunës dhe Nikollë Camaj, Sekretar i Këshillit Komunal.
Në këto takime, Presidenti Topi ritheksoi se shqiptarët në Malin e Zi i konsiderojmë si urë lidhëse dhe miqësie, të cilët ndikojnë pozitivisht në stabilitetine brendshëm. Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se pakica shqiptare në Mal të Zi, nëpërmjet institucioneve, përfaqësuesve të saj në Parlament dhe organeve të zgjedhura të pushtetit vendor, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë luajale në kërkesat e saj në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe me Konventën e Këshillit të Evropës për Minoritetet. "Në këtë kuadër, mendojmë se disa kërkesa administrative, kulturore, arsimore, infrastrukturore ose të funksionimit të pushtetit vendor, do të zgjidhen me dialog demokratik", tha Presidenti Topi.
Përgjatë bisedave me përfaqësuesit e mësipërm politikë, parlamentarë dhe të pushtetit lokal, Presidenti Topi konstatoi se shumë nga problemet e ngritura janë të përbashkëta dhe kjo është arsye e fortë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pasi "nëse bashkëpunohet mes forcave politike do të jetë edhe më e lehtë të gjenden zgjidhje të kënaqshme", - vuri në dukje kreu i shtetit shqiptar. Në këtë kontekst, Presidenti Topi nënvizoi se shfrytëzimi i të gjitha hapësirave që ofron legjislacioni i vendit për arritjen e qëllimeve në interes të shqiptarëve në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe ndërmarrja e iniciativave të përbashkëta në parlamentin malazez për çështje të caktuara, që preokupojnë komunitetin shqiptar janë të rëndësishme.