E Shtunë, 31 Tetor 2026

He Pingping mund të duket si një kukull e vogël

Ai është njeriu më i shkurtër i botës. 73 cm i gjatë dhe peshon 7 kg. 22-vjeçari në librin e rekordeve Guines ka lindur me një deformim gjenetik që i ndalon rritjen. Meqë edhe kur lindi peshonte 500 g prindërit i vunë emrin Pingping që do të thotë shishe vere. Vesi i Pingpingut është cigarja të cilën e ka nisur kur ishte 7 vjeç.
Rekorde të tjera intriguese për njerëzit janë edhe rasti i një burri nga Hollanda i cili për 1 minutë e 6 sekonda arriti të ndalë me krah ngritjen në ajër të dy avionëve të vegjël. Apo edhe nje kinez, i cili është hedhur nga lartësia më e madhe në një ujvarë të lartë 12, 19 metra. Një qen në Australi është futur në librin e rekordeve Gines sepse ka arritur të kërcejë 75 herë me litar brenda një minute.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›