Presidenti Topi takohet me presidentin Vujanoviç
Pas një takimi kokë më kokë, Vujanoviç tha para mediave, se ky takim kishte edhe një rëndësi të veçantë, sepse kjo është vizita e parë zyrtare e Kreut të shtetit shqiptar në Malin e Zi.
“Diskutuam që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qëllime dhe interesa të njëjta euro-atlantike dhe theksuam bashkëpunimin e mirë mes tyre. Ky ishte edhe një rast i mirë që të përgëzoj zotin Topi për hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe për kontributin e tij personal në këtë drejtim. Na gëzon fakti që Shqipëria në të njëjtën mënyrë si Kroacia, arriti të përmbushë aspiratën e saj duke u futur në NATO”, tha presidenti malazez.
Ai shtoi se se do të thellohet bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha fushat. “Në këtë drejtim një projekt i një rëndësie të veçantë është ai i bashkëpunimit të ngushtë mes dy ministrive përkatëse të transportit ku ne do të arrijmë të përfundojmë rrugën Plavë-Podgoricë për ta lidhur atë me pjesën tjetër drejt jugut, drejt Shqipërisë”, tha më tej ai.
Ndërsa presidenti shqiptar, Bamir Topi tha se ndër të tjerash se në Shqipëri po punohet për përmirësimin e investimeve të infrastrukturës dhe padyshim një pjesë e rëndësishme e këtyre investimeve janë ato investime të bëra drejt Shkodrës dhe drejt kufirit me Malin e Zi.
“Dhe gradualisht po realizojmë atë pjesë të premtimin që kemi marrë së bashku edhe me Presidentin kroat Mesiç për të realizuar rrugën Adriatiko-Joniane. Mendoj që do të jetë një arterie shumë e rëndësishme për t’i dhënë jetë një komunikimi më intensiv të njerëzve dhe të mallrave dhe patjetër për ta bërë edhe zhvillimin e turizmit në mënyrë shumë integrale”, tha Topi.
I pyetur nga gazetarët, se a mendoni se Shqipëria po bën mjaft për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi?, presidenti Topi u përgjigj, se shqiptarët në republikën malazeze janë një faktor i rëndësishëm për dy vendet. “Ajo që kemi diskutuar edhe me Presidentin Vujanoviç, gjë që e rikonfirmoj edhe tani, është që ne i konsiderojmë, shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi një faktor shumë të rëndësishëm të harmonisë që ekziston mes dy vendeve tona. E thënë me një term tjetër, një urë lidhëse e interesave që kanë dy popujt tanë”, tha presidenti shqiptar.
Ai shtoi se “unë e konsideroj shumë të rëndësishëm vetë pozicionimin e Presidentit Vujanoviç, i cili ka qenë i pranishëm edhe në Ulqin, ku u ftuam së bashku nga zoti Hajdinaga, që është përfaqësues i shqiptarëve. Është Kryetar i Komunës së Ulqinjit. E kam theksuar edhe në takimin e sotëm - një tendencë e qartë për të pranuar edhe mekanizmat e Këshillit të Evropës të mundësisë së decentralizimit brenda kuadrit ligjor që ka Mali i Zi”.