Topi me Vujanoviç: Dy vendet ndajnë të njëjtën ëndërr!
Kryetari i Shtetit shqiptar u prit në Pallatin Presidencial në Cetinje nga homologu malazez. Sipas krereve ta dyja vendet kane ecur para ne shume aspekte dhe qellimi kryesor sot eshte, integrimi ne BE
CETINJE-Shqipëria dhe Mali i Zi do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian dhe do të lënë mënjanë kompleksitetin që ka sjellë e kaluara. Kështu u shpreh Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në Pallatin Presidencial të cetinjës në Malin e Zi pas një takimi që pati mbrëmë me Presidentin malazez, Filip Vujanoviç. Kryetari i Shtetit së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni shqiptar që e shoqëron u pritën me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes në Pallatin Presidencial në Cetinje.
“Dhe do të vijë dita shumë shpejt, dhe ky nuk është një prononcim hipotetik, do të vijë dita shumë shpejt që edhe vendet tona do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të jetojmë në një bashkësi evropiane jashtë çdo lloj kompleksiteti që e ka sjellë edhe e kaluara”, u shpreh për mediat e interesuara Topi gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Në konferencë, Presidenti Vujanoviç theksoi marëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin me Shqipërinë që po fuqizohet dita ditës. I nderuari President i Shqipërisë, zoti Bamir Topi! Zonja dhe zotërinj! Ishte një kënaqësi të pres zotin Topi. Ky takim kishte edhe një rëndësi të veçantë, sepse kjo është vizita e parë zyrtare e Kreut të shtetit shqiptar në Malin e Zi. Diskutuam që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qëllime dhe interesa të njëjta euro-atlantike dhe theksuam bashkëpunimin e mirë mes tyre.
“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe ne ndamë mendimin që të ketë një dinamikë më të përshpejtuar me zhvillime të tjera duke ndarë përvojën pozitive në mënyrë që të shkurtojmë edhe rrugën e përbashkët integruese”.
Vujanovic përgëzoi Topin për hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe për kontributin e tij personal në këtë drejtim dhe shtoi se Mali I Zi do të ndihmojë për integrimin e Shqipërisë tani në rrugën tjetër të rëndësishme, atë për në BE. “Përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, ne jemi një hap përpara Shqipërisë dhe jemi të gatshëm që përvojën tonë ta ndajmë me të”.
Presidentët bënë të ditur se diskutuan edhe për nevojën e rritjes së lëvizjes së njerëzve, shkëmbimit të mallrave del në pah edhe rëndësia e përmirësimit dhe ndërtimit të lidhjeve infrastrukturore.
Topi konfirmoi se miqësia mes dy vendeve tashmë është farkëtuar dhe se tani kanë vetëm nëj ëndërr të përbashkët, integrimin euro-atlantik.
“Popujt dhe vendet tona kërkojnë që të jetojnë në paqe dhe në harmoni. Kanë të njëjtën ëndërr – ëndrrën e integrimit euro-atlantik. Ne gëzohemi për hapat e rëndësishme që Mali i Zi ka bërë drejt Bashkimit Evropian. Natyrisht që ndjemë edhe gëzimin e përfaqësuesve të Malit të Zi për hapat që ka bërë Shqipëria drejt anëtarësimit në NATO”.
Por, gjthsesi sipas Topit, edhe pse Mali I Zi është një hap para për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka ecur para në atë të NATO-s.
“Sikurse e tha edhe Presidenti Vujanoviç, Mali i Zi është një hap përpara Shqipërisë përsa u përket etapave të integrimit evropian. Por Shqipëria gëzon një element tjetër shumë të rëndësishëm që është anëtare e NATO-s. Ne kemi paraqitur kërkesën tonë për të qenë vend kandidat i Bashkimit Evropian”.
Duke përshëndetur dialgoun politik që mes dy vendeve është në nivelin më të lartë, Topi premtoi se edhe Shqipëria po punon në përmirësimin e infrastrukturës për të lidhur edhe më ngushtë dz vendet.
“Ne në Shqipëri po punojmë për përmirësimin e investimeve të infrastrukturës dhe padyshim një pjesë e rëndësishme e këtyre investimeve janë ato investime të bëra drejt Shkodrës dhe drejt kufirit me Malin e Zi. Dhe gradualisht po realizojmë atë pjesë të premtimin që kemi marrë së bashku edhe me Presidentin kroat Mesiç për të realizuar rrugën Adriatiko-Joniane”.
Topi theksoi gjithashtu se bashkë me Vujanoviç, rikonfirmojne që faktori shqiptar është një tjetër urë lidhëse me Malin e Zi. “Ne i konsiderojmë, shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi një faktor shumë të rëndësishëm të harmonisë që ekziston mes dy vendeve tona. E thënë me një term tjetër, një urë lidhëse e interesave që kanë dy popujt tanë”.
(d.b/BalkanWeb)