E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon Kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar Dejvid Kameron.

3 nentor 2010
Londer

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi u priten sot nga Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar Dejvid Kameron ne kuader te vizites se punes qe Kryetari i Shtetit shqiptar po zhvillon ne Mbreterine e Bashkuar.

Gjate bashkebisedimit dy personalitetet e larta nenvizuan rendesine e ketij takimi ne kuader te zhvillimit te marredhenieve te shkelqyera tradicionale qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane.

Presidenti Topi vuri ne dukje se bashkepunimi ne te gjitha nivelet mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar paraqitet i konsoliduar dhe i karakterizuar nga vullneti dypalesh drejt zgjerimit dhe forcimit te metejshem te tij. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Evropian te Raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim - u shpreh Presidenti Topi.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron pasi theksoi rendesine e vizites se Kryetarit te Shtetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar per thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. Gjithashtu Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar vleresoi pjesemarrjen e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Afganistan dhe kontributin tone atje ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›