E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste e Presidentit Topi dhene per emisionin 5 pyetje nga Babaramo ne NEWS 24.

2 nentor 2010

Gazetari Ilir Babaramo Mirembrema te gjitheve Sot kam kenaqesine e vecante te jem ne zyren e Kryetarit te Shtetit per te zhvilluar 5 pyetjet. Pra i ftuari im i sotem eshte Presidenti i Republikes Zoti Bamir Topi.

Zoti President mirembrema Eshte kenaqesi e vecante qe jeni ne 5 pyetje

Presidenti Topi Pershendetje Megjithese formati i emisionit tuaj nuk qendron me tek 5 pyetjet. Mesa kam vene re ju beni me shume se 50 pyetje.

Gazetari Eshte nje lloj konvencioni.

Presidenti Topi Eshte nje lloj konvertimi qe i keni bere duke i shumezuar me 10 me duket. Eshte kenaqesi e vecante per mua.

Gazetari Do te doja ta nisnim biseden nga vendimi i djeshem i Komisionit te ligjeve ku vetem me votat e Partise Demokratike e cila shfrytezoi shumicen rrezoi tre nga kater kandidaturat qe ju kishit paraqitur. Si e komentoni kete vendim

Presidenti Topi Une kam bere nje prononcim publik ne menyre konstante qe nuk deshiroj te futem ne komente per sa i perket pergjegjesise qe ka institucioni i Kuvendit. Kam respektuar ne menyre shume rigoroze te drejten time kushtetuese per te prezantuar kandidaturat pastaj i takon Kuvendit. Atje ka formacionin e mazhorances dhe te opozites eshte nje gje qe i takon ne menyre ekskluzive Parlamentit.

Gazetari Ju mbi cfare kriteresh i keni perzgjedhur kandidatet qe i keni derguar ne Parlament

Presidenti Topi Une besoj qe eshte operacioni do ta konsideroja me i kualifikuar qe mund te jete bere ne historine e shtetit demokratik shqiptar per zgjedhjen e kandidaturave aq sa kohe pas kohe edhe vete personazhet politike e kane vleresuar si nje proces shume te hapur transparent dhe ju e dini qe perpara se te shkoje ne vendimmarrje ka disa operacione paraprake qe do te thote eshte njoftimi publik per hapjen e vendeve vakant ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne Gjykaten e Larte. Me pas vjen aplikimi dhe futen ne konkurim pikerisht njerezit qe zbatojne ose jane konform kritereve ligjore e kushtetuese. Une pervec ketij momenti qe eshte ekskluzivisht ligjor kam futur ne pune edhe nje mekanizem tjeter te filtrimit te kandidaturave duke gjykuar qe eshte nje grup njerezish profesioniste njerez te karrieres njerez qe vijne nga qarqe akademike por dhe perfaqesues te shoqatave te gjyqtareve dhe avokateve per te bere filtrimin e dyte qe konsiderohet filtrimi profesional. Vertete shume njerez mund te plotesojne kriteret ligjore por disa jane me te kualifikuar se te tjeret dhe besoj qe kete mundesi une ua kam dhene pikerisht atyre qe i referohen kolegeve te tyre karrieres se tyre cv-se se tyre per tia prezantuar pastaj Presidentit i cili sipas Kushtetutes ka absolutisht te drejten e fundit per te paraqitur kandidaturat ne Kuvendin e Shqiperise dhe besoj se ka qene dhe nje proces jo vetem i lancuar ne publik por edhe i transmetuar drejtperdrejte nepermjet edhe kamerave tuaja.

Gazetari Rrezimi qe prej gati nje viti i kandidaturave qe ju paraqisni ne Kuvend gati po kthehet ne nje rutine dhe kohe me pare zoti Berisha shefi i shumices qeverisese qe kontrollon de facto Parlamentin eshte shprehur se do te mireprese dhe do te votoje cdo kandidat qe do ti coni mjafton qe ata te plotesojne dy kritere e para te mos kene qene gjykates ose prokurore ne kohen e komunizmit dhe te kene marre te mos kene ushtruar gjyqe politike dhe e dyta te mos kene qene pjese e karrieres politike. Ju keto kritere i keni ndjekur kur i keni derguar emrat ne Parlament.

Presidenti Topi Natyrisht emrat e fundit jane absolutisht ne kete linje. Jane njerez qe nuk kane marre pjese ne asnje lloj procesi politik jane njerez qe nuk kane karriere politike dhe ka pasur nje skrupolozitet ne perzgjedhjen e kandidaturave per tiu pershtatur kesaj linje qe ka mazhoranca ne Parlament.

Gazetari Nderkohe po dje pasi rrezuan ne komisionin e ligjeve tre kandidaturat tuaja u be publike nje nisme e nje grupi deputetesh te Partise Demokratike qe kerkon interpretimin e Kushtetutes ne Gjykaten Kushtetuese per menyren e zgjedhjes se anetareve te Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese ne menyre eksplicite per rolin qe ju duhet te keni ne kete perzgjedhje dhe per vendet per rotacionin qe duhet te kryhen ne keto gjykata. Nderkohe shtypi sot e ka shprehur komentuar si nje tendence qe kerkon permes kesaj nisme Partia Demokratike kerkon tju nxjerre Ju jashte loje ne procesin e perzgjedhjes dhe emerimit te gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Ju si e komentoni

Presidenti Topi Fatmiresisht une kete analize e bej jo duke iu referuar shtypit te dites sepse ju e dini qe une kam nje eksperience te gjate ne politike dhe ne institucione. Une nuk trajtoj asgje ne nje fryme paragjykuese. Eshte e drejta e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise kur behen 28 per te paraqitur ne Gjykaten Kushtetuese nje propozim per nje ndryshim te mundshem ose nevojen per nje interpretim. Keshtu qe une nuk deshiroj te futem ne nje klime te tille komentesh paragjykuese te cilat mbase do ta rendonin me shume klimen e komunikimit. Sigurisht mua me vjen mire qe edhe kur kujtohen te bejne dicka edhe pse kujtohen me shume vonese e bejne sepse del nevoja per te qartesuar dicka ne kemi institucionin e Gjykates Kushtetuese qe sipas Kushtetutes se Shqiperise jo vetem eshte garant i Kushtetutes por eshte dhe nje institucion qe ben edhe interpretimet e nevojshme kur institucionet jane te paqartesuara mire. Gjithsesi deri tani procedura ka qene konform Kushtetutes. Gjithcka ka qene ne menyre shume rigoroze ne kete linje dhe interpretimet qe behen behen per shkak te nje elementi tjeter qe ju mund ta kerkoni kur te mund te bisedoni pikerisht me iniciatoret e kesaj kerkese.

Gazetari Ju nderkohe cfare do te beni Do te prisni vendimin e Gjykates Kushtetuese pasi te shqyrtoje kete kerkese te ketij grupi te deputeteve apo do te vazhdoni te ushtroni te drejten tuaj kushtetuese te coni emrat kandidatet per te plotesuar vendet bosh ne Gjykaten e Larte dhe ne Gjykaten Kushtetuese

Presidenti Topi Praktikisht emrat qe duhet te kalojne nga Presidenti jane te gjithe ne Kuvend. Pra Presidenti ka ezauruar te gjithe iniciativen e tij kushtetuese dhe nga pikepamja administrative sot ato emra administrohen nga Kuvendi i Shqiperise. Keshtu qe une nuk kam asnje emer per te derguar.

Gazetari Edhe kur keto tre kandidatura te rrezohen edhe de jure ne seance parlamentare

Presidenti Topi Ka nje rregull ne rast se ka dicka qe kalon per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese i takon asaj per te marre vendimin per ta mbajtur pezull procesin derisa te realizoje interpretimin e vet. Keshtu qe gjerat ne komunikimin institucional sipas Kushtetutes jane te percaktuara shume sakte.

Gazetari Do te doja tju pyesja ne menyre te drejtperdrejte pse jane te tendosura marredheniet tuaja me shumicen qeverisese dhe ate ne Parlament Po sjell ndermend nje detaj qe ju krijuat nje precedent me hapjen e sesionit parlamentar kur iu drejtuat deputeteve jo si kane vepruar paraardhesit tuaj ose duke e lexuar vete ne sallen e Kuvendit ose duke e cuar dhe Kryetari i Parlamentit e lexon vete mesazhin e Presidentit ose ia jep nje deputeti per ta lexuar. Ndersa Ju vepruat ndryshe iu drejtuat deputeteve permes kamerave te televizionit pse ndoqet kete rruge

Presidenti Topi Se pari do te thoja qe eshte nje eksperience mbare boterore. Se dyti do te thoja qe komunikimi i institucionit te Presidentit me Parlamentin realizohet ne menyre shume rigoroze zyrtare. Pra mesazhi qe eshte dhene publikisht eshte cuar ne te njejten kohe edhe ne administraten e Kuvendit te Shqiperise dhe mesazhi qe transmetohet ne televizione fale edhe kontributit te medias qe eshte e pranishme ne cdo moment e qe sot penetron ne cdo familje shqiptare.Ky mesazh i drejtohet vertete Parlamentit i drejtohet politikaneve por i drejtohet edhe mbare shoqerise. Duke respektuar sikurse thashe te drejten time por edhe duke perdorur nje eksperience boterore menyrat jane te alternuara mund te shkosh ne Kuvend mund ta percjellesh nga zyra. Tek e fundit une jam President i Republikes dhe i shfrytezoj te gjitha atributet e mia dhe ambientet e Presidences per te dhene here pas here mesazhe kur une e shikoj te nevojshme. Ky ishte nje nga ato raste.

Gazetari Pak dite me pare u krye nje votim tejet politik qe mos gabohem qe diskutimi per imunitetin e deputetit Ilir Beqja. Ne salle ishin te 140 deputetet dhe propozimi i shumices qeverisese mori vetem 70 vota nga 140 gjithsej. A mendoni se kjo mazhorance nuk eshte me e qendrueshme dhe nuk i ka teresisht votat per te vazhduar per te qeverisur e qete

Presidenti Topi Une jo vetem qe nuk mendoj se duhet te futem te interferoj ne numrat qe sot jane ne Kuvend por nuk ju rekomandoj as juve qe Presidentit te Republikes ti drejtoni pyetje qe nuk kane te bejne as me te as me vullnetin e tij as me atributet e institucionit te tij. Keto jane komente qe i bejne politikanet i bejne analistet i beni ju si drejtues emisionesh por me interlokutore te tjere. Presidentit nuk i lejohet qe te beje komente aq me shume te beje parashikime per jeten parlamentare ne sensin e numrave pastaj qendrimet e Presidentit per Kuvendin jane teresisht ne linje institucionale per aq sa i takon sferes se Presidentit gjeresise se gjykimit te Presidentit thellesise se gjykimit por ne linja shume rigoroze dhe pa nderhyre ne ato procese te cilat jane thellesisht prone e politikaneve dhe e deputeteve.

Gazetari Por per kete aritmetike votash qe flitet shume se fundi ne ambientet politike a mendoni se duhet pare dhe nje stabilitet politik qe duhet te kete vendi sepse kerkohen te kryen reformat dhe numrat nuk jane. A mendoni se vihet ne rrezik ky stabilitet politik

Presidenti Topi Ju e dini qe une kam dhene mesazhe shume shpesh per kete pune. Dhe mesazhi i fundit ishte ne kete linje. Pra vertete vendi duhet te kete stabilitet. Per ceshtjen e stabilitetit kam folur ne shume raste ne shume evenimente. Do te thoja qe stabiliteti politik eshte pararendes i stabiliteteve te tjera i stabiliteteve institucionale i stabilitetit shoqeror i stabilitetit ekonomik dhe i atij imazhi qe Shqiperia domosdoshmerisht e ka mese te nevojshme qe ta kete pozitiv sidomos ne keto momente kur diskutohet per nje vendimmarrje te Komisionit Evropian per perspektiven e Shqiperise.

Gazetari Cfare eshte e nevojshme qe te jete ky stabilitet Cfare duhet te beje klasa politike

Presidenti Topi Se pari klasa politike duhet te kete vullnetin politik pra po e perdor ne menyre shume inflacioniste termin ekskluzivitet por vertet eshte teresisht ne doren e partive politike parlamentare qe te realizojne konvergjencat e tyre per ceshtje qe konsiderohen jetike per vendin. Pra ju e dini pa vullnetin politik nuk realizohet asgje sepse nga ai Parlament mbi bazat e atij vullneti varen te gjitha institucionet zgjidhen te gjithe perfaqesuesit e institucioneve te tjera perfshire dhe Presidentin e Republikes miratohen ligje jo thjesht mbi bazen e nje mazhorance te thjeshte por dhe ligje me votim te cilesuar nje pjese e te cileve prej muajsh apo prej vitesh qendrojne te pamiratuara duke krijuar ndoshta dhe probleme.

Gazetari Kriza politike nuk po zgjidhet prej muajsh megjithese kemi nje rezolute eksplicite qe hyri deri ne detaje te Parlamentit Evropian dhe leterkembimi i fundit i dy kryetareve te grupeve parlamentare tregon se komisioni hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit nuk ka per tu ngritur nuk do te kemi dhe duke ndjekur deklaratat e tyre nuk do te kemi reforme zgjedhore. Ju cfare do te sugjeronit ne kete rast

Presidenti Topi Asgje me shume se ai mesazh qe konsiderohet mesazh zyrtar pikerisht nga kjo zyre. Bashkepunim nese shihet e nevojshme per te reformuar kodin zgjedhor mire nese nuk e shikojne te nevojshme mund te vazhdojne por gjithsesi eshte domosdoshmeri qe klima politike te qetesohet te stabilizohet dhe stabilizimi nuk vjen me fjale nuk vjen me demagogji nuk vjen me hipokrizi. Stabiliteti politik vjen vetem mbi bazen e nje komunikimi serioz te nje vullneti per te zgjidhur ne menyre serioze gjerat e rendesishme sepse ju e shikoni qe nga nje klime akute qe kishte te bente me problemet e ketij moskomunikimi sot gjerat jane futur ne nje shtrat pothuajse kronik dhe dihet qe shtrati kronik nuk eshte i kendshem sepse njerezit fillojne e ambientohen njerezit zhvillojne dialogun jo me gatishmerine per ti zgjidhur gjerat. Pra asgje e mire nuk vjen nga mungesa e komunikimit. Ju e dini qe bota sot ka shume ceshtje serioze shume ceshtje te rendesishme edhe midis vendeve qe jane ne nje armiqesi te hapur me njeri-tjetrin megjithate gjenden intelekutoret gjendet momenti per te biseduar. Jo domosdoshmerisht per gjithcka mund te bihet dakord por tregohet vullnet per dicka bihet dakord ne menyre qe pastaj kjo klime te mos shoqerohet nga nje klime abuzivizmi qe mund te shoqeroje ndoshta dhe ndonje vendimmarrje.

Gazetari Cfare vendimarrje mund te ishte

Presidenti Topi Check and balance kontrollo e balanco pra gjithcka qe zhvillohet ne kete plan eshte modeli i institucioneve perendimore. Pra vertete demokracia eshte e ndertuar ne menyren qe te kete mazhorance te kete opozite per te rregulluar pikerisht kontrollin mbi qeverisjen se kontrolli mbi qeverisjen ne fakt eshte nje instrument qe i sherben mbare shoqerise. Ne kete sens bashkepunimi pjesemarrja respektimi i paleve eshte mjaft i rendesishem. Absolutisht askush nuk ka te drejte te luaje rolin e omnipotentit e te plotfuqishmit qofte duke iu referuar edhe numrave sepse nuk jane numrat ata qe te bejne te jesh omnipotent. Jane rregullat e demokracise dhe serioziteti. Vertete ne nje moment ne parim jane duke folur per kete ti mund te kesh numrat por nuk eshte gjithmone gjithmone tregues i nje vendimmarrje demokratike. Kjo eshte arsyeja qe gjerat duhet te kontrollohen. Jemi te gjithe para publikut duke filluar nga Presidenti dhe te gjitha institucionet me radhe. Ka nje Kushtetute ka nje kuader ligjor. Duhet te behemi serioze per te gjitha gjerat sepse ka dhe shume inflacionizem ne perdorimin e termave e perdorimit te instrumenteve te sulmit. Gjerat duhet te behen ne menyre me fisnike. Jemi 20 vjet nga momenti i ndryshimit te madh. 20 vjet vertete ka progres te dukshem. Gjerat jane bere me fine keshtu qe edhe politika duhet te jete me fine. Sot ka ndikim ne shoqeri nje artikulim i argumentuar fin i asorbueshem nga njerezit. Nuk besoj se eshte koha qe te ngrene tonet sepse ju e dini se edhe psikologjikisht aty ku ngrihen tonet dy jane rezultatet ose nuk degjon njeri nga kakofonia ose ngritja e toneve pastaj ben qe artikulimi te mos jete serioz. Keshtu qe ai apel qe ka qene gjithmone vazhdon te jepet. Sot stadi i demokracise ne Shqiperi eshte nje stad qe na lejon jo vetem te marrim te drejten per te levizur te lire ne Evrope po edhe per te hedhur hapin tjeter te marrjes se statusit kandidat. Ne kete drejtim duhet qe politika ne pergjithesi te jete me e formatuar duhet te jete me e moderuar sepse zgjidhjet ne menyre te moderuar nuk jane zgjidhje qe vijne nga sikleti. Ato jane zgjidhje normale qe absorbohen me mire shoqeria merr nje shtyse per te qene me e qete dhe sigurisht aty ku politika eshte e stabilizuar shoqeria eshte e qete dhe biznesi e ekonomia ecin me mire ndersa standardi i jeteses per njerezit eshte me i mire.

Gazetari Pak me pare aluduat per nje vendimmarrje. Mund ta shtjelloni kete teze cfare nenkuptoni me kete vendimmarrje. A ekziston mundesia per nje shperndarje te Parlamentit ne qofte se nuk zgjidhet kriza

Presidenti Topi Une nenkuptoj pikerisht ate qe e shpjegova pikerisht duke thene se jane gjera qe une i diskutoj ne parim dhe gjerat e diskutuara ne parim nuk jane aludim per asgje per asnje element specifik.

Gazetari Por ne qofte se nuk zgjidhet kriza dhe opozita nuk merr pjese ne zgjedhje si dilet ne zgjedhjet lokale e kam fjalen si dilet nga ky impas

Presidenti Topi Une do te deshiroja qe te mos merresha sikurse e thashe me parashikime te panevojshme por do te qendroja tek mesazhi tek apeli qe kam dhene qe forcat politike jo vetem qe duhet te jene bashkepunuese ne kete proces qe ka te beje me reformen zgjedhore me pergatitjen e nje klime e cila do te garantoje jo vetem zgjedhje me te mira se paraardheset por do te garantoje edhe ate shans qe ne ndoshta mund ta kishim si nje shans te pare ne vitet e demokracise qe zgjedhjet te mos kene mundesine qe te kontestohen nga askush. Pra gjithcka e pergatitur me kujdes pavaresisht nga problemet e debatet qe ekzistojne i paraprin nje momenti i cili nga pikepamja cilesore do te jete shume me i mire nga elementi i demokracise dhe problemet qe kemi me zgjedhjet aktualisht. Pra gjithcka duhet te pergatitet. Pa parapergatitje pa nje bashkepunim midis forcave politike pa nje konkludim dhe rregullim te atyre gjerave qe sot perbejne nje handikap ne ceshtjet e zgjedhjeve sigurisht qe do te jene po te njejtat probleme.

Gazetari A mund te jete Rezoluta e Parlamentit Evropian mbi bazen e negociatave mes dy paleve

Presidenti Topi Ajo ka qene. Ka qene. Ju e dini qe eshte bere nje diskutim nje bisede maratone ne zyrat e Presidentit. Dhe une nuk e kam konsideruar asnjehere shume serioze qe nga zyrat e Presidentit ku ishte totalisht e mundshme edhe me pjesemarrjen e delegacionit te Parlamentit Evropian te perfundosh ne restorant Krokodili. Pra duhet me respekt per institucionet e shtetit duhet me respekt per veten duhet me respekt per ata te cileve ti i ke marre voten dhe ne fund fare ceshtjet mund te zgjidhen shume mire vete. Ne pranojme asistencen kujdesin e partnereve tane sepse eshte nje familje institucionale ku ne do te shkojme. Por gjerat duhet te zgjidhen me seriozitetin e duhur ne ambiente institucionale. Pastaj kur gjera shume te rendesishme shkojne e perfundojne ne restorant besoj qe kjo nuk i sherben askujt cilitdo prej aktoreve politike cilitdo qe do te beje analizen per kete ceshtje. Une skam folur asnjehere per kete jam duke folur sot per here te pare duke i dhene rendesi ambienteve institucionale dhe gjerat duhet te zgjidhen ne Shqiperi. Gjerat duhet te zgjidhen ne Shqiperi sepse 20 vjet demokraci ta lejojne ta kesh kete status qe vullneti politik artikulimi i bisedes duhet patjeter te coje ne nje vendimmarrje sepse nuk eshte serioze qe ne ti hipim avionit te shkojme te zgjidhim nje ceshtje te cilen mund ta zgjidhim ketu. Fakti qe sot e kesaj dite kjo ceshtje nuk eshte zgjidhur natyrisht qe eshte nje problem eshte nje problem por qe nuk i takon qe ta riartikuloje sa here vjen fjala Presidenti apo cilido tjeter pasi i takon forcave politike. Dhe jane ato qe kane vullnetin e kur duan e bejne nese sduan se bejne. Me thoni ju nese ka nje aktor tjeter sot qe mund te shkoje ne nje deus ex machina ne nje zgjidhje mekanike per ta zgjidhur krizen. Jua kam thene dhe here tjeter Presidenti eshte i nje Republike parlamentare. Presidenti ka kompetencat e veta te kornizuara qe nuk ia japin kete mundesi. Pra sa kohe pergjegjesia per vendimmarrje eshte tek partite politike parlamentare problemin duhet ta kerkoni aty zgjidhjen duhet ta kerkoni aty. Cfare po bejne evropianet sot ose bota perendimore Po japin apel. Te njejten gje po bej edhe une me cilesite e Presidentit te Republikes po jap apel ne menyre te vazhdueshme apelin per bashkepunim pa marre parasysh cfare formimi politik kam une. Ju e dini qe duke ardhur ne kete zyre edhe menyra e sjelljes nuk ka qene artificiale ka qene e vullnetshme per te respektuar palet per te qene midis paleve per te ekuilibruar palet per te qene moderator per te respektuar ligjin Kushtetuten per te kerkuar nga politika qe te respektoje ne menyre te sinqerte institucionet e pavarura. Nese ju keni nje mekanizem qe mund te ma sugjeroni mund te ma thoni por une besoj se gjithcka varet nga vullneti i partive politike. Nese do te kene vullnetin ato do ta zgjidhin. Eksperienca e viteve te tranzicionit ne Shqiperi i njeh keto probleme. Kjo eshte arsyeja qe me pare une thashe qe jemi futur ne nje shtrat kronik te krizave qe ndodhin here pas here te cilat fatmiresisht kane pasur edhe momentin e zgjidhjes se tyre. Une jam optimist qe gjerat do zgjidhen duke i ribere dhe njehere apelin paryive politike qe te bashkepunojne sepse bashkepunimi per zgjedhjet e radhes eshte nje bashkepunim per imazhin dhe perspektiven e Shqiperise. Ky eshte mesazhi qe vjen nga Presidenti i Republikes.

Gazetari Pertej mesazhit a jeni i gatshem ne kontekstin e zgjidhjes se krizes jo ne restorant Krokodili ne Strasburg apo diku gjetke qe te merrni persiper rolin e ndermjetesit te ulni palet ne tavoline tu jepni nje draft ta negocioni

Presidenti Topi Ju mendoni qe Presidenti nuk e ka pasur kete deshire Ceshtja eshte qe ka nje fjale ndoshta nuk i takon ketij komunikimi apo ketyre marredhenieve Aty ku hane dhe nuk te ftojne mos u fut. Aty ku bisedojne dhe nuk te pyesin mos fol. Ceshtja eshte se i takon atyre te vendosin nese kerkojne te kene kontributin direkt sikurse e kane pasur dhe ky kontribut ka qene. Madje ka qene jashtezakonisht serioz. Pra jo rastesisht Parlamenti Evropian u mblodh dhe i dha rolin e moderatorit Presidentit te Republikes. Jo rastesisht palet erdhen ne Presidence. Jo rastesisht moren apele dhe vazhdojne te marrin apele. Ceshtja e zgjidhjes definitive te problemeve qe ekzistojne padashur te futemi ne terma te cilat mund te marrin nuance tjeter as ngerc as krize por ceshtjeve problemeve qe ekzistojne i kane ne dore mazhoranca dhe opozita. Dhe apeli eshte shume i thjeshte eshte shume i qarte apeli eshte shume i shkurter Tentoni te gjeni vullnetin politik per te zgjidhur problemet Sepse problemet e partive politike pastaj perkthehen ne probleme te njerezve.

Gazetari Nese nuk zgjidhet kriza a mendoni qe ne nje rast te dyte te nderhyni apo gjithnje do te prisni qe tju therrasin

Presidenti Topi Ju zoti Babaramo jeni shume insistues. Une e ndjek me shume kujdes situaten me shume kujdes Jo vetem eshte kthyer ne nje refleks te jetes se perditshme si politikan por me detyrimin e ketij institucioni per ti ndjekur gjerat dhe per ti analizuar ne qelize. Te jeni i sigurt qe une jam shume i motivuar te bej detyren time te mos nderhyjj aty ku sduhet te nderhyj. Pra te luaj vertete rolin e katalizatorit. Vertete ka mendime nga me te ndryshmet qe Presidenti duhet te jete me imponues. Mendoni qe mund te imponohesh aty ku e kane ne dore vullnetin te tjeret Jo Nese do te kishim nje status kushtetues te ndryshem nga ky aktual atehere rritet roli i Presidentit. Me kete qe eshte Presidenti respekton ne menyre shume rigoroze konturet e Kushtetutes sepse ketu jemi pikerisht jo si ne peshoren e fruta-zarzavateve. Ketu jemi ne peshore farmaceutike. Ju e dini qe nje fjale me shume te thuash ne diskursin tend krijon reaksion tek nje pale. Nje fjale me shume ne sensin tjeter krijon reagim tek pala tjeter. Dhe ju e dini qe klima politike ne Shqiperi eshte shume e ndjeshme. Nuk eshte problemi nese individi qe sot eshte President nuk zoteron as verbin dhe as ndjeshmerine per te qene nje aktor i forte ne politike. Jo eshte sensi i mases. Ky institucion ka sensin e mases dhe ju kete e shihni vete. Retrospektiva apo perspektiva pastaj eshte tjeter gje por statusi aktual me detyron me imponon duke shprehur edhe ne menyre te vullnetshme kete lloj pozicioni qe te jem shume i kujdesshem edhe ne mesazhe. Kjo per ti dhene rendesine e duhur interlokutoreve politike ata qe kane vertete jo vetem vullnetin politik por kane edhe mundesine e vendimmarrjes ne Parlament. Pra gjerat jane fare te qarta.

Gazetari Ne kontekstin e ndryshimeve te mundshme ne Kodin Zgjedhor cili eshte opinioni juaj. A mendoni se duhet te ndryshoje sistemi nga nje sistem proporcional te ndryshoje per shembull te kthehet ne mazhoritar kryesisht sic ishte me pare

Presidenti Topi Une mund te kem shume mendime. Nje pjese e mendimeve te mia kane qene pjese e shtypit te shkruar dikur atehere kur une mund te shprehesha politikisht. Ketu ne kete pozicion edhe njehere jam i detyruar te pres se cfare thone te tjeret. Une kam vetem nje mundesi te arsyetoj mbi bazen e vendimmarrjeve te Parlamentit sikurse kam arsyetuar ne firmosjen e ndryshimeve kushtetuese ku ishte edhe pjesa e Kodit Zgjedhor edhe ligjet e tjera qe vijne ketu. Gjykimi im pastaj ketu eshte ligjor eshte institucional kurrsesi nuk mund te jete politik smund te jete emocional. Pra ky pozicion te detyron te sillesh ne kete menyre. Cdo pozicion tjeter jashte kesaj zyre pastaj Presidenti psh qe nuk e ka me statusin e Presidentit por eshte qytetar eshte politikan ka mundesi pafund te artikuloje te jape opsione te debatoje te merret pastaj duke filluar me ceshtjet me te rendesishme kushtetuese deri ne elementet me banale qe kane te bejne me kanalizimet.

Gazetari Perse e konceptoni si nje lloj kemishe force zyren e Kryetarit te Shtetit Nuk ka Kryetari i Shtetit te drejten qe te jape dhe ai nje opsion te tij qofte duke qene mbi palet

Presidenti Topi Jo. Kjo e drejte ekziston vetem ne rast se eshte i ftuar ne nje tavoline ku diskutohen te tilla gjera per dy arsye. E para qe ti artikulon mendimet e tua kur je i ftuar dhe e dyta nese ti shprehesh dhe te tjeret nuk e marrin ne konsiderate pastaj eshte nje humbje per Presidentin. Keshtu qe gjerat duhet te respektohen rregullat e lojes duhet te respektohen. Lum ai qe respekton rregullat e lojes. Ai qe del nga rregulli i lojes mund te kete pastaj edhe perfundime jo te kendshme per te.

Gazetari Per ta elaboruar deri ne fund kete teze la te kuptohet qe jeni i gatshem te kontribuoni vetem nese do te keni ftese nga palet ne negociata

Presidenti Topi Jo jo Absolutisht jo Fola ne parim se si funksionojne gjerat si funksionojne marredheniet sepse ju iu referuat pikerisht kontureve te kesaj zyre per menyren e sjelljes se Presidentit si shume institucional. Une ju dhashe nje argument perse Presidenti nuk mund te propozoje perse Presidenti nuk mund te nderhyje sepse rolet jane te ndara ne demokraci. Presidenti ka te drejten kur palet pasi kane diskutuar debatuar kane bere vendimmarrjen ia sjellin ketu per te marre formen e dekretit pra atehere kur ligji eshte miratuar Presidenti ka te drejten te shprehet me dekret. Ju e dini qe ka tre opsione nje opsion i miratimit nje opsion i kthimit mbrapsht dhe nje opsion i mosshprehjes. Nga kjo pikepamje une mendoj qe te vihesh ne linjat e Kushtetutes nuk do te thote qe te jesh ne nje pozicion te mbyllur absolutisht.

Gazetari Ne vazhdim te asaj qe ju thate per sa i perket kompetencave qe ka Kryetari i Shtetit a ndoshta do ishte e udhes qe te ndryshoje Kushtetuta dhe Presidenti te zgjidhet direkt nga populli

Presidenti Topi Une mendimin tim e kam thene atehere kur duhej ta thoja. Nuk deshiroj ta rimarr edhe nje here ne konsiderate ate shprehje. Ju e dini fare mire se ckam thene dikur kur une duhej te flisja per ndryshimet kushtetuese. Kam qene shume rigoroz ne momentin kur kam firmosur per ndryshimet kushtetuese dhe i kam hequr te drejten vetes per tu rishprehur per ate problem. Pra qendrimet e mia te cilat jane konstante jane te pandryshuara i keni vite me pare pikerisht ne momentin para se te votoheshin ndryshimet kushtetuese qe preken pervec te tjerave edhe menyren e zgjedhjes se Presidentit.

Gazetari Nje deklarate e deputetit te Partise Demokratike e zotit Oketa beri buje per hir te se vertetes ne opinionin publik i cili e konsideroi te turpshem menyren se si u votua ne Parlament nje dekret i juaji qe u refuzua nga Parlamenti. Mesa me kujtohet u votua dy here nje gje e paprecedent ne nje parlament normal brenda nje seance per nje ceshtje te votohet dy here. Ju perse heshtet zoti President per menyren se si u votua dekreti juaj dhe perse nuk iu drejtuat Gjykates Kushtetuese qe te mbronit nje qendrimin tuaj politik

Presidenti Topi Se pari cka ndodh ne Kuvend dhe menyra se si aplikohet rregullorja ne Kuvend eshte atribut i njerezve qe jane atje. Ju e dini qe jeni te pranishem si media atje por kur ju thuhet qe duhet te dilni nga salla ju jeni te detyruar te dilni nga salla. Pra ajo qe ka ardhur si nje artikulim i zotit Oketa eshte nje e drejte legjitime e nje deputeti i cili ka asistuar ne ate proces. Asnje nga stafi i Presidentit jo domosdoshmerisht mund te jete ne sallen e Kuvendit sepse Kuvendi ka rregulloren e vet ka procedurat e veta. Pergjegjesia eshte pikerisht tek deputetet per te reklamuar ose per tu prononcuar ne media per dicka. Keshtu qe nuk besoj se eshte detyre e zyres se Presidentit qe te merret me nje kontestim te nje procedure te kaluar ne Parlament. Vetem kur ajo vjen ne formen e nje dokumenti zyrtar atehere eshte tjeter gje. Ti mund te pozicionohesh mund ta interpretosh por ceshtjet e karakterit procedurial i takojne pikerisht aktoreve te parlamentit qe jane deputetet e Republikes se Shqiperise ne Parlament.

Gazetari Edhe kur ka te beje me nje dekretin tuaj nuk do te nderhyni

Presidenti Topi Absolutisht. Une ne kete sens jua shpjegova. Absolutisht sepse une nuk mund te gjykoj per menyren se si votohet atje. Kjo eshte arsyeja qe ne Parlament ka edhe mazhorance ka edhe opozite ka edhe zera te rendesishem qe mund te jene politikisht te formatuar por kane edhe zerin e tyre. Ka dhe njerez qe nuk jane konformiste ka dhe njerez qe demonstrojne dinjitetin e tyre kur shohin qe dicka nuk shkon ne rregull. E thone me zerin e tyre. Keshtu qe une sot nuk mund te perifrazoj asgje qe mund te thuhet nga nje deputet i Kuvendit te Shqiperise. Eshte zeri i tyre eshte e drejta e tyre eshte e drejta juaj qe te komunikoni me ta ti merrni opinionin atyre por marredheniet jane strikte ne kete linje.

Gazetari Ju keni nje opinion tuajin per menyren se si funksionon Parlamenti dhe si drejtohet ai

Presidenti Topi Natyrisht une kam opinionin tim i cili eshte per mua dhe nuk mund te paraqitet kaq lehte ne publik duke respektuar pikerisht limitet e kesaj zyre.

Gazetari Ne vijim te asaj qe permenda zotin Oketa te pakten ne gazetareve na ka bere pershtypje kjo lloj statistike sepse ai eshte i vetmi nga ata mbi njezet deputete qe ishin nismetaret qe ju lancuan ju si kandidat per postin e Kryetarit te Shtetit. Gjithe te tjeret u fshine nga lista e kandidimit te Partise Demokratike. Ju si ish-Nenkryetar i kesaj partie si ish-numri dy i saj si e shikoni kete

Presidenti Topi Se pari une asnjehere nuk marr pozicionin per te komentuar gjerat me statusin e ish-it. Ish-Nenkryetari ishte Nenkryetar. Sot une jam Presidenti i Republikes dhe ky status sigurisht qe jo vetem sma lejon por nuk e ndiej te nevojshme te bej komente sic ndodh me subjektet politike per te garantuar edhe ato pozicione mbipalet te cilat une i kam demonstruar ne menyre te vazhdueshme. Sec ndodh atje eshte ceshtje e atij subjekti politik. Se cndodh me palen tjeter eshte ceshtje e subjektit tjeter politik.

Gazetari Por si nje nga protagonistet e se djathtes qofte edhe si Kryetar i Shtetit a e shikoni mundesine e krijimit te nje partie te re te spektrit te djathte apo eshte e vetemjaftueshme Partia Demokratike qe i perfaqeson te gjitha zerat te gjitha grupimet

Presidenti Topi Mesa duket une nuk jam i vetmi parashikues i mire qe ju thashe se formati juaj duhet te ndryshohet sepse vertete e keni titulluar pese pyetje por deri tani i keni kaluar njeqind pyetje...

Gazetari Jo jo nuk kane shkuar.

Presidenti Topi Jeni i sigurt Atehere ne rast se nuk kane shkuar jam i bindur se do te shkojne. Pra jam - duket sikur po perseris te njejtin refren - jane pyetje te cilat ne rrethana te tjera u jam pergjigjur me shume kenaqesi por sot ne kete zyre nuk arrij tu pergjigjem. Ju e dini qe bashke kemi ndenjur ne emisione te gjata edhe pese-gjashte oreshe.

Gazetari Po e vertete eshte.

Presidenti Topi Duhet te kete qene 31 maji i vitit 2005.

Gazetari Po. I kemi ndjekur bashke zgjedhjet e vitit 2005.

Presidenti Topi Kemi bere komente.

Gazetari Parashikime te cilat shume kane dale prej tyre gati te gjitha te atyre qe keni bere ne ate vit.

Presidenti Topi Me vjen mire qe jeni i vetmi qe konfirmoni kete fakt qe mua pergjithesisht me kane dale parashikimet. Por nuk deshiroj pikerisht per kete arsye ose ndoshta edhe per kete arsye qe te bej parashikime per te ardhmen se dikush pastaj mund ta keqinterpretoje.

Gazetari Qarte. Do te doja te ndryshonim argument. Do te doja tju pyesja per nje incident qe ka ndodhur ne fshatin e quajtur Boboshtice. Eshte gati nje skenar deja vu me ate qe ka ndodhur ne fshatin Kosine. Kemi prishje te varrezave qindravjecare te shqiptareve ndertimin siper tyre te memorialeve te ushtareve greke te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi kemi dhe nje kompleks inferioriteti te shtetit shqiptar dhe rasti me tipik qe ai i Prefektit te Korces kur thoshte se une nuk kam asnje dijeni qe te jene prishur varrezat aty por denoj aktin barbar te djegies se kurorave me lule ne ate fshat. Dhe per ta plotesuar gjithe konturin kemi serish kishen qe merret me varrmihje dhe Konsullaten Greke qe paguan faturen e shpenzimeve permes vizave. Ju si Kryetar i Shtetit cfare komenti keni

Presidenti Topi Une sot kam marre pjese ne nje simpozium qe do ta konsideroja te radhes me perfaqesuesit me te larte te komuniteteve fetare. Ishte nje simpozium qe vinte ne dukje pikerisht ate element te jashtezakonshem tradicional qe ka ekzistuar midis feve ne Shqiperi qe eshte bere ndoshta edhe pararendes i asaj harmonie te shoqerise dhe te gjitha mundesive qe ne te shkojme me nje standard te arrire ne Bashkimin Evropian pra harmonia fetare. Kemi folur gjere e gjate. Ne fjalen time nuk kam mbetur pa iu dhene nje mesazh edhe atyre qe kerkojne qe ta prishin kete klime. Te jeni te sigurt qe per ceshtjet qe kane te bejne me interesat kombetare vertete diplomacia eshte shume e rendesishme por nuk mund te jesh ne nje institucion te shtetit nese ti nuk je ne radhe te pare ne sherbim te shtetit tend te popullit tend te historise dhe mbi te gjitha te trashegimise.

Gazetari E keni fjalen per Prefektin

Presidenti Topi E kam fjalen per cilindo. Ajo qe ka ndodhur ne Boboshtice vertete i vendos njerezit e institucioneve ne nje lloj sikleti nese duhet te shprehen apo nuk duhet te shprehen. Ai qe nuk shprehet ne te tilla momente natyrisht qe nuk ben mire. Cdo njeri duhet ta kete te qarte qe eshte ne pozicion per te respektuar dokumentin themeltar te shtetit qe eshte dokument ligjor por eshte edhe shpirteror. Cdo njeri qe eshte ne nje institucion duhet te garantoje pikerisht ate qe kjo shoqeri ky popull e ka pasur te garantuar edhe pa u ngritur institucionet pikerisht harmonine fetare. Harmonia fetare nuk eshte tregues me te cilin ne krenohemi vetem ne vitet 2000. Jo Ky eshte nje moment tradicional. Aty ku ka qene kisha ka qene dhe xhamia dhe cilido qe vjen nga qarqe ultra nacionaliste kurrsesi nuk duhet ta prishe kete klime nuk duhet te prishe marredheniet normale dhe shume te mira qe ekzistojne me vendet fqinje dhe askush nuk duhet te ndihet i kompleksuar per te ngritur nje problem. Por ishte nje pamje makaber kur shikon kockat e paraardhesve te njerezve qe jetojne atje te dala sheshit. Edhe kete do bejme sikur nuk e shohim Ketu ka pergjegjesi ne disa nivele. Pergjegjesite duhet te jene te ekspozuara qarte. Ju e dini qe administrimi i territorit behet nga pushteti vendor pa marre ne konsiderate nese eshte ne Boboshtice eshte ne Korce eshte ne Tirane apo eshte ne ndonje qytet tjeter. Kjo do te thote qe edhe administrimi i varrezave behet nga pushteti vendor. Te gjithe sillen sikur nuk do te vdesin ndonjehere. Ju e dini qe shtohen qytete shtohen e shumefishohen vazhdimisht por varrezat mbeten po ato. Njeriu duhet te mendoje. Ka detyrim te mendoje per trashegimine ka detyrim te mendoje per paraardhesit te kete respekt per varret e te pareve jo vetem kur gjenden varre romake ne Shqiperi por ne radhe te pare te kihet respekt per varret e shqiptareve te administrojne mire territorin e tyre te jene serioze e mos behen zvarranike sepse po humbi identiteti atehere cfare pret me. Pra secili duhet te respektoje ligjin Prokuroria po merret me kete pune per ta qartesuar fare mire per te ndare ne menyre te qarte dhe per te mos perzier ujerat qe veprimi i individeve te mos konsiderohet si veprim i institucioneve kurrsesi. Ne kemi marredhenie mjaft te mira me shtetin grek shume te mira marredhenie te fqinjesise se mire marredhenie te mbeshtetjes reciproke te gjitha por kjo nuk do te thote qe ti lihet terren elementeve te cilet marrin statusin e keqberesit. Dhe ju e dini qe ceshtjet fetare kane nje ndjeshmeri te shprehur. U tha edhe sot ne simpozium. Duhet te kihet jashtezakonisht kujdes me ndjesite fetare. Njerezit te cilet jane besimtare dhe qe e besojne Zotin me menyrat e veta kane nje raport shume specifik me besimin. Ndjeshmeria tek besimtaret eshte ne nivelin maksimal pra ne duhet te ndajme ne menyre te qarte besimin i cili eshte ne harmoni te plote. Ne krenohemi per kete dhe kete e thone edhe kreret e institucioneve fetare e thone politikanet por detyrimi eshte qe shteti ligjor te frenoje te parandaloje por edhe te gjykoje keqberesit te cilet prishin rregullat e shoqerise dhe demtojne identitetin kombetar.

Gazetari Por pertej marredhenies nderfetare kjo eshte me shume dhe nje marredhenie ndershteterore. Ne qofte se ne kete mishel fusim dhe deklaraten e konsullit grek pas te ciles zoti Godo kerkoi shpalljen e tij si persona non grata i cili shprehet se hyrja e trupave greke perkujtimi i kesaj ngjarjeje pra te hyrjes se trupave greke gjate Luftes se Dyte Boterore ne qytetin e Korces eshte clirim i ketij qyteti dhe duhet festuar si clirimi i ketij qyteti. Ju mendoni se ka te drejte zoti Godo

Presidenti Topi Une sigurisht qe e vleresoj shume personalitetin e zotit Godo absolutisht. Zoti Godo eshte njohes i mire i terrenit eshte nje komunikues konstant me publikun eshte nje politikan intelektual mjaft i vleresueshem dhe sigurisht qe ka te drejten e tij ne menyren e komunikimit. Une ne kete pozicion sikurse ju e ndoqet isha shume kritik dhe natyrisht qe gjerat jane per tu pare rast pas rasti. Apeli im natyrisht edhe ne kontaktet qe kemi pasur edhe me personalitetet me te larta eshte qe individe te vecante nuk duhet te prishin klimen e marredhenieve qe ekzistojne midis institucioneve. A do te kete individe te tille Sigurisht qe eksperienca ka treguar qe edhe individe te tille ka por keta individe mbeten gjithnje te izoluar dhe nuk jane dominues ne politiken midis dy vendeve tona te cilat kane ndertuar marredhenie shume te mira deshirojne ti mbajne keto marredhenie shume te mira dhe ne menyre reciproke te mos cenojne ne elemente qe konsiderohen thellesisht shpirterore. Pra nuk duhet ngaterruar klima e institucioneve me nje klime te individeve te caktuar.

Gazetari E qarte Do te doja te nderronim serish argument tju pyesja lidhur me kete stuhi sulmesh qe ndoqem mes dy kampeve te politikes per akuzat e ndersjella per korrupsion vije e cila per hir te se vertetes duket sikur eshte fashitur disi ditet e fundit. Por ju thate qe Prokuroria duhet te hetoje. Ka thene se po heton por ende nuk eshte marre asnje i pandehur per kete ceshtje.

Presidenti Topi Kur thashe qe duhet te hetoje natyrisht qe duhet te beje punen e vet dhe une mendoj qe po ben punen e vet. Pra ne kuptimin e vertete te fjales nje proces hetimor eshte nje proces kompleks ku lidhen mjaft elemente profesionale dhe te mos marrim pozicionin e atyre qe dine gjithcka pra eshte profesioni i prokurorit eshte pergjegjesi e institucionit. Ata po punojne. I takon atyre te shprehen e te mbajne nje komunikim konstant me publikun jo ne menyre te tepruar per te treguar me transparence se cfare po ndodh. Por une besoj qe ata po punojne po marrin te gjitha te dhenat e deklaruara dhe le tia leme Prokurorise qe te beje punen e vet profesionale.

Gazetari Por a ekziston rreziku qe Prokuroria te kthehet ne nje arkiv jo ne nje institucion akuze por ne nje arkiv ku arshivohen dosjet

Presidenti Topi Une uroj qe edhe ne vijim te mesazheve qe une kam dhene ne institucionet e drejtesise qe te punojne qe te mos marrin pikerisht ate trajte qe ju po artikuloni tani. Une nuk besoj qe Prokuroria do te punoje me kete synim per ti arshivuar. Informacionet qe kam natyrisht qe me japin mundesine qe te shprehem se ata po punojne. Pra ata vete do te kene nje komunikim me median me publikun per te treguar ne nje moment te caktuar stadin e hetimeve per ceshtjet e korrupsionit. E rendesishme eshte qe ajo qe eshte thene dhe vazhdon te thuhet eshte qe korrupsioni i politikaneve i artikuluar ne menyre reciproke si sulme nga kampe te ndryshme te investigohet dhe e drejta duhet te dale. Natyrisht kete te drejte e jep vetem Gjykata. E thene ndryshe vertete qe ka fjale ka nje debat ka sulme reciproke por fakti qe gjerat tani jane ne institucionin e Prokurorise duhet te pritet qe te shprehet Prokuroria. Nese shkon ne Gjykate te shprehet Gjykata. Pastaj njerezit duhet te kuptojne qe verbi politik eshte i rendesishem por me i rendesishem eshte verdikti institucional i institucioneve te shtetit te se drejtes.

Gazetari A jeni ju i kenaqur me punen e Prokurores se Pergjithshme E bej kete pyetje sepse ne nje konference ku ju ishit te pranishem bete nje deklarate pak surprize per opinion publik qe kemi shume presione dhe eshte shume e veshtire per te luftuar korrupsionin sepse kemi presion nga jakat e bardha. Mos do te ishte e udhes qe ne vend te saj te ishte dikush tjeter qe i shikon ceshtjet nga ngjyra e jakave

Presidenti Topi Ju mendoni qe Prokuroria nuk ka pasur presion Fakti qe thuhet nga kreu i institucionit duhet marre si nje element i vertete dhe presioni qe i behet Prokurorise qe eshte nje profesion jashtezakonisht shume i veshtire eshte shume i veshtire sepse detyrohesh te merresh me shume ceshtje por e thene nga kreu i institucionit duhet besuar ashtu sic e ka thene ai. Por inkurajimi im eshte qe sduhet te kene frike. Sot nuk jemi ne vitin e frikes. Une kam marre nje shembull diten kur jane diplomuar 10 magjistrate qe do te punojne ne linjen e Prokurorise qe vinte nga vitet me te erreta dhe me represive te komunizmit pikerisht kur i nderuari Manol Konomi dha doreheqjen si minister edhe atehere kur te ikte koka. Pse Sepse nuk qe dakord me nje urdher politik. Dhe ky ishte leksioni dhe ky ishte sensi i mesazhit qe une deshiroja ti jepja magjistrateve te rij sepse vitet kalojne e ardhmja eshte e tyre por ne rast se ata do te mesohen qe sot qe ti nenshtrohen presioneve atehere ata nuk duhet te jene profesioniste. Cdo profesion ngrihet se pari mbi karakterin ngrihet mbi guximin ngrihet mbi virtytin pastaj vjen detyra. Besoj qe kjo vlen ne radhe te pare pikerisht ne ate institucion ku edhe sulmet edhe kritikat kane qene me te medha. Pra ata inkurajohen ne punen e tyre. Uroj qe ata ta bejne kete pune me shume rigorozitet sepse shoqeria i ka syte tek ata sepse jane pararendes te dhenies se nje vendimi te drejte. Natyrisht nuk eshte se e jep vetem Prokuroria. Ceshtja shkon ne sistemin e gjyqesorit i cili ka shkallet e veta pra ideja eshte qe te respektojme formatin e shtetit te se drejtes ku pavaresisht nga pozicionet ti je nje qytetar i thjeshte. Kjo eshte arsyeja qe kur jam shprehur per nevojen e heqjes se imunitetit nuk kam pasur ndermend qe te jap nje apel politik absolutisht por duke marre pozicionin e nje qytetari ne funksion te qytetarit ashtu sikunder jane te gjithe pa imunitet ashtu le te jene dhe keta pa imunitet duke filluar qe nga Presidenti i Republikes.

Gazetari Sigurisht Do te doja tju pyesja zoti President per nje nga polemikat me te fundit te klases politike shqiptare. Eshte ideja ose me sakte eshte kthyer ne nje vendim te Parlamentit per rrafshimin e Piramides dhe ngritjen ne vend te saj te nje Parlamenti te ri. Ju si e gjykoni kete Eshte nje veprim i duhur

Presidenti Topi Ne fakt kjo teme eshte disi delikate. Por natyrisht edhe une kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin sikurse e kane shoqerite perendimore te stazhionuara ne kuptimin e plote te fjales ne demokraci qe te kemi institucionin e referendumit per ta realizuar ne menyre te thjeshte dhe efikase. Kam parasysh ketu Zvicren qe ben referendume te shpeshta te shumta per ceshtje qe jane pjese e nje sensibiliteti te larte publik. Une sot jam ne kete pozicion. Me thoni cfare pozicioni duhet te mbaj une sot ketu publikisht nderkohe qe publiku eshte i ndare Nuk do te ishte elegant nje mesazh i njenashem qe mund te jape Presidenti qofte edhe si produkt i ndergjegjes se tij. Per shembull une do te isha dhe nje nga variantet sepse nese do te vendoset qe ne nje vendimmarrje Kuvendi i Shqiperise te behet atje natyrisht eshte ceshtje e vendimmarrjes. Askush nuk mund te thote qe nje vendimmarrje eshte absolutisht e drejte ne ate sens sepse kemi mendime te ndara. Nje nga mendimet e hershme ishte qe ai institucion te kthehej ne nje institucion ku te ishte ekspozuar pikerisht ai kalvari i vuajtjeve te njerezve qe jane vrare jane persekutuar jane roberuar jane perndjekur nga regjimi i Enver Hoxhes. Ky mund te ishte nje nga elementet gje qe nuk e kemi pare. Une nuk mund te mbaj sot pozicion. Ju e dini qe une jam shume i ndjeshem ne ceshtjet e te persekutuarve politike sepse jane pervec te tjerave edhe eksperienca familjare edhe ne rrethin farefisnor dhe shoqeror.

Gazetari Nga kontaktet qe keni me ta cfare opinioni ju kane dhene

Presidenti Topi Por natyrisht ata jane te ndjeshem ne kete qe une mundohem te behem interlokutor edhe i zerit te tyre. Megjithate ne kete shoqeri nuk jane vetem ata. Pra une nuk deshiroj te nderhyj ne vendimmarrje nuk deshiroj te jap nje opsion timin sot. Por ajo qe mund te them eshte se ne duhet te kemi shume kujdes me harxhimin e parave te shqiptareve. Ne rast se mendohet qe nje institucion do te ndertohet shume shpejt diku tjeter nuk kemi arsye qe te harxhojme shuma marramendese per gjera qe e kane jeten shume te shkurter. Nuk mund te kete me te ndjeshem per rregullimin e kushteve per ata qe kane punuar ne Parlament dhe eshte domosdoshmeri qe kushtet e Parlamentit te rregullohen se nuk eshte thjesht ana estetike por eshte ana e komunikimit. Sot jemi ne boten e internetit te elektronikes dhe gjithcka duhet. Une inkurajoj se tek e fundit eshte nje institucion ku punohet dhe merren vendime shume te rendesishme por si institucione ne duhet te ecim me plane te sakta. Pra eshte ceshtje e vendimmarrjes dhe nuk me takon mua ajo vendimmarrje absolutisht edhe per arsyet qe thashe. Pavaresisht mendimeve qe kam une pavaresisht nga urrejtja qe kam une per komunizmin pavaresisht nga deshira qe gjerat duhet te rivendosen eshte nje ceshtje qe i takon nje vendimmarrjeje tjeter. Problemi eshte qe ne duhet ti saktesojme gjerat. Nuk jemi ne momentet e luksit te madh per te shpenzuar shuma te medha nese do te ndertohet nje institucion tjeter. Nese do te ndertohet nje institucion tjeter le te ndertohet. Gjerat behen me nje ide te qarte gjerat behet me nje preventiv te qarte. ...

Gazetari Por jo brenda dy vjeteve.

Presidenti Topi Mire pra gjithe ajo qe po them eshte pikerisht ne kete sens qe gjerat duhet te mendohen mire. Ne rast se ndertohet nje veper qe i takon te gjitheve pavaresisht nga konjukturat politike te momentit pavaresisht nese sot ne kete zyre jam une nuk eshte zyra ime eshte zyra e Presidentit te Republikes qe pas dy vitesh do te vije dikush tjeter te drejtoje shtetin nga kjo zyre. Pra behen ne nje komunikim normal ne nje komunikim pa emocione ku te gjendet ekuilibri. Gjeja me e mire ne keto raste eshte te gjesh ekuilibrin dhe ekuilibri eshte pikerisht ai moment qe ne na beri te konsumojme pjesen e pare te intervistes sone i cili nuk gjendet per fat te keq edhe per gjera te tjera. Pra kur mungon ai lloj ekuilibri mungon edhe ky tjetri. Pra ne pergjigjen time ju dolet pa nje opsion personal por dolet me nje konsiderate te pergjithshme qe gjerat duhet te behen ne funksion te gjithe shoqerise. Po ta kishim mundesine e referendumit referendumi do te zgjidhte nje moment ku te gjithe do te ishim me te qete. Fakti qe nuk eshte referendumi ka nje vendimmarrje. Une respektoj vendimmarrjen. Por vendimmarrjet nese do te vinin ne menyre konsultative te ekuilibruar do te ishin me te mirat sepse ne vendimmarrjet politike ka projeksione te ndjeshmerive qytetare qe jane te orientuar ne menyre natyrale ne formacione te ndryshme politike.

Gazetari Zoti President ju falenderoj shume per intervisten

Presidenti Topi Edhe une ju falenderoj

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›