Presidenti Topi takon Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski.

14 prill 2010
Shkup, Maqedoni
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u prit sot paradite në selinë e qeverisë maqedonase, në Shkup, nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Gjatë takimit, Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të ndërsjelltë.
Presidenti Topi, duke vlerësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, u shpreh se rritja e bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh mes të gjitha vendeve të rajonit, do të jetë rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe garantimin e një stabiliteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm rajonal, si dhe për realizimin e synimeve të përbashkëta strategjike për të qenë pjesë dinjitoze e NATO-s dhe e familjes evropiane.
Kreu i shtetit shqiptar e siguroi Kryeministrin Gruevski se angazhimi i vendit tonë do të jetë maksimal për një rajon të stabilizuar dhe të sigurt. “Aktualisht, po vihet re një përmirësim i klimës politike në rajon, që shprehet si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në ato shumëpalëshe brenda rajonit, çfarë i shërben krijimit të imazhit pozitiv të rajonit tonë në raport me partnerët kryesorë si BE-ja dhe SHBA-ja, si edhe në kuadrin e ridimensionimeve të politikës globale”, - u shpreh Presidenti Topi.
Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës vuri në dukje nismat e projektet ekonomike të bashkëpunimit, në veçanti daljet e korridoreve infrastrukturore për në Evropë dhe në lindje, duke theksuar se “në kuadër të lehtësimit të qarkullimit, hapja e vendkalimeve të reja të përbashkëta kufitare e doganore ndërmjet dy vendeve tona, do të ndikojnë në nivelin e mirëbesimit mes dy popujve, do të sigurojnë lirinë e lëvizjes së rregullt, si dhe do të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, jo vetëm politike, por dhe ekonomike, kulturore, etj.”
Duke vënë në pah praninë dhe rëndësinë e madhe të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, Presidenti Topi vlerësoi diplomacinë ndërparlamentare, si një fushë shumë të rëndësishme bashkëpunimi, veçanërisht në kuadër të shkëmbimeve të ndërsjella të eksperiencës, sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në kuadër të prioritetit të përbashkët, të integrimit evropian.
Nga ana e tij, Kryeministri Gruevski shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke theksuar se kjo vizitë i shërben forcimit të marrëdhënieve shumë të mira mes Maqedonisë dhe Shqipërisë duke siguruar se bashkëpunimi i gjithanshëm për përmbushjen e aspiratave të përbashkëta euroatlantike do të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej në interes të dy vendeve dhe popujve fqinjë. Kreu i qeverisë maqedonase vuri në dukje dhe nënvizoi rëndësinë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar sidomos nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta rajonale.