Kryeministri Berisha pret veprimtarin e shquar nga Kosova Hysen Gërvalla
Po sot, Kryeministri Berisha prit në një takim vëllazëror veprimtarin e shquar nga Kosova Hysen Gërvalla. Zoti Gërvalla shprehu vlerësimin më të lartë për veprimtarinë mbështetëse të Kryeministrit Berisha në përkrahje të çështjes së Kosovës. Ai shprehu bindjen se kjo ndihmesë dhe përkrahje e Kryeministri Berisha dhe e qeverisë shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në konsolidimin e shtetit të ri demokratik të Kosovës.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu zoti Gërvalla ndjenjat e simpatisë për të gjithë aktivitetin në dobi të çështjes kombëtare, si dhe garancinë se historia e Shqipërisë dhe e Kosovës do të ngelet një histori e vëllazërisë e të njëjtit komb dhe e dy shteteve miq.
13/04/2010