Ministrat e rinj betohen para Presidentit të Republikës.

30 korrik 2008
Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të Zëvendëskryeministrit, Genc Pollo, Ministrit të ri të Arsimit, Fatos Beja dhe Ministres së re të Shëndetësisë, Anila Godo. Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dorëzoi anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit, duke u uruar suksese në detyrat e reja dhe të rëndësishme.
Të pranishëm ceremoninë e betimit të ministrve të rinj ishin Kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, z. Tritan Shehu, Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Arsimit, z. Gëzim Karapici dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.