E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Baseskun për rizgjedhjen në postin e Presidentit të Rumanisë

Tiranë, 8 janar NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh urimi, Traian Baseskun me rastin e rizgjedhjes në postin e Presidentit të Rumanisë.

Rizgjedhja Juaj në postin e Presidentit të Rumanisë, më jep kënaqësinë e veçantë tju përcjell urimet e sinqerta dhe të përzemërta për suksese në këtë detyrë të lartë! Ashtu si deri tani, kam bindjen se marrëdhëniet miqësore dhe lidhjet tradicionale shqiptaro-rumune do të vazhdojnë të zhvillohen dhe forcohen në të gjitha fushat, duke i afruar më shumë vendet tona, njerëzit dhe qytetarët tanë, për të ndarë së bashku zhvillimet e përbashkëta dhe vlerat evropiane thuhej në mesazhin e Topit drejtuar presidentit të Rumanisë. Dëshiroj, me ketë rast, të sjell në vëmendjen tuaj se vendi im dhe qytetarët shqiptarë, duke vlerësuar shumë mbështetjen e Rumanisë dhe tuajën personale në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, kanë gjithashtu besim në vazhdimësinë e kësaj mbështetje edhe për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke Ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! përfundoi mesazhin e urimit Topi. k.k/NOA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›