E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Integrimit: është gati 81% e draftit të parë

Pavarësisht përmbytjeve në një pjesë të madhe të Veriut të vendit, qeveria po vijon të organizojë normalisht punën e saj për plotësimin e pyetësorit të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Në mbledhjen e radhës të Komitetit Ndërministror të Integrimit, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se administrata shqiptare ka arritur t’u japë përgjigje më shumë se gjysmës së pyetjeve të dorëzuara në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar. “Deri më tani i është dhënë përgjigje në total 81% të draftit të parë të pyetjeve.
Ministrja Bregu bëri edhe një raportim të plotë për secilën nga pyetjet që i është dhënë përgjigje prej palës shqiptare
Pra, nga 2280 pyetje që përmban pyetësori, u është dhënë deri më tani përgjigje 1853 pyetjeve”, deklaroi Bregu në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin e Ministrave. Po kështu, ministrja Bregu bëri edhe një raportim të plotë për secilën nga pyetjet së cilës i është dhënë përgjigje nga ana e palës shqiptare. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se përfundimi me sukses i dhënies përgjigje këtij pyetësori është provimi më i rëndësishëm dhe më domethënës për qeverinë shqiptare. Po kështu, Berisha gjeti rastin t’u bënte thirrje ministrave të kabinetit të tij për seriozitet maksimal ndaj plotësimit të pyetësorit.
“Pyetësori vërtet është punë e specialistëve, por përgjegjësia është e jona. Zotërinj ministra, midis detyrave të shumta që keni, pyetësori është mbi të gjitha, pasi është një provim për qeverinë dhe vendin në tërësi”, theksoi Berisha. Sipas tij, serioziteti në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme për integrimin e vendit, duhet të ishte maksimal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›