Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje

Shkodër, 8 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me kryeministrin, Sali Berisha ishin sot sërish në zonat e përmbytura në Shkodër.
Ata u ndalën fillimisht tek ura e Bahçallëkut e më pas në Bushat dhe në Malin e Jushit, ku takuan banorët dhe i kërkuan atyre edhe një herë të bashkëpunojnë për vijimin e evakuimit. Kryetarja e Kuvendit tha se kjo situatë, e ardhur si pasojë e një kordinimi të të gjithë elementeve të natyrës, mund të përkeqësohet, ndaj i bëj edhe një herë thirrje banorëve të evakuohen. Dje në darkë një familje që skish pranuar të evakuohej i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe unë i bëj apel të gjithëve të mendojnë për fëmijët, për gratë për të sëmurët. Duke e cilësuar si të turpshëm shfrytëzimin e situatës nga individë të caktuar, Kryetarja e Kuvendit tha se nuk bëhet politikë me të tilla ngjarje. Ajo tha se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe theksoi se për çdo gjë është marrë dhe do të merret mendimi i teknicienëve. Kryetarja e Kuvendit së bashku me Kryeministrin Berisha dhe ministra të kabinetit morën pjesë edhe në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku u raportua dhe u diskutua mbi gjendjen në zonat e përmbytura dhe për masat e marra. k.k/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike