Presidenti Topi uron Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

4 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 75-vjetorit Kryegjyshit Botërore të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi në të cilin thuhet:
“Fort i nderuar Haxhi Dede Reshat Bardhi!
Duke përfituar nga ky rast i lumtur i 75-vjetorit tuaj, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të mbarë popullit shqiptar t’ju uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen!
Në këtë jubile të lindjes kam kënaqësinë që t’ju shpreh konsideratën e lartë për të gjithë kontributin tuaj të vyer në këto vite të demokracisë shqiptare për ringjalljen shpirtërore të besimtarëve bektashianë, për rolin tuaj të moderuar si Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, si dhe për përkushtimin e vërtetë në ruajtjen dhe forcimin e traditës sonë kombëtare të marrëdhënieve të tolerancës dhe të harmonisë mes besimeve të ndryshme fetare!
Jetë të gjatë, i nderuar mik!”