E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Rusisë, Dmitri Medviediev, për Festën Kombëtare.

12 qershor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Federatës Ruse, Dmitri Medviediev, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:

“Me rastin e 12 qershorit, Ditës së Rusisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam nderin t’ Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit të Federatës Ruse, urimet më të mira për lumturinë dhe mirëqënien e tij!

Njëkohësisht, shpreh bindjen se Shqipëria dhe Rusia do të vazhdojnë të zhvillojnë më tej të gjitha fushat e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin me interes të ndërsjellë si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›