E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Mbretin Harald V me rastin e Festës Kombëtare të Norvegjisë.

17 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Norvegjisë, Harald V, me rastin e Festës Kombëtare.

“Madhëria Juaj,

Është kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e Festës Kombëtare të Norvegjisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit mik norvegjez, urimet më të mira e më miqësore!

Duke Ju konfirmuar angazhimin e vendit tim për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›