Presidenti Topi priti Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Hungarisë, Gjen. Havril Andras.

26 maj 2008
Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Hungarisë, Gjen. Havril Andras dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Duke e uruar për 160-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Hungarisë, Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e spikatur, shumëplanëshe, të sinqertë e miqësore që Hungaria u ka dhënë proceseve integruese euro-atlantike të Shqipërisë.
Kreu i shtetit shprehu edhe mirënjohjen për ratifikimin nga ana e Hungarisë të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për gatishmërinë e palës hungareze për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes së integrimit tonë të plotë në NATO duke vënë në dukje se vizita të tilla i shërbejnë rritjes dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në nivelet më të larta. Presidenti Topi nënvizoi faktin se përvoja integruese dhe ndihmesa e vazhdueshme hungareze si edhe bashkëpunimi gjatë misioneve paqeruajtëse anembanë botës është tepër e vyer dhe mjaft e frytshme për vendin tonë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Hungarisë, Gjenerali Havril Andras, pasi falenderoi për mikpritjen dhe për urimet, i përcolli Kreu të Shtetit shqiptar përshëndetjet e përzemërta të Presidentit hungarez, Solyom. Gjenerali Andras përshkroi rrugëtimin dhe transformimin profesional të Forcave të Armatosura hungareze për në strukturat euro-atlantike, duke theksuar rëndësinë e vizitave të tilla që shërbejnë për shkëmbim mendimesh dhe përvojash.
Gjenerali Andras pasi vuri në dukje përparimet dhe përgatitjen e lartë të FA të Republikës së Shqipërisë për arritjen e objektivave të qarta integruese në strukturat euro-atlantike, nënvizoi gatishmërinë e palës hungareze për të ofruar gjithë ndihmesën dhe përvojën e nevojshme duke përfshirë edhe përgatitjen e ekspertëve dhe specialistëve ushtarakë me qëllim zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve historike, tradicionale e shumë të mira mes dy vendeve tona.
Në takim morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të FA të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha dhe Ambasadori i Republikës së Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari.