Presidenti Topi uron Presidentin e Federatës Ruse, Dmitri Medvediev, për zgjedhjen në këtë detyrë.
12 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Federatës Ruse, Dmitri Medvediev, me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë.
“Zoti President,
Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Federatës Ruse, më jep rastin t’Ju përcjell urimet e mia më të mira për përmbushjen me sukses të kësaj detyre!
Me besimin se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të dy popujve dhe vendeve tanë, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.