Presidenti Topi takon Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

31 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, me të cilin bisedoi rreth çështjeve aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe rrugën e reformave.
Kryetari i Shtetit e vlerësoi takimin si një tregues të vullnetit dhe angazhimit konkret për bashkëpunim dhe mirëkuptim me të gjithë forcat politike shqiptare, në shërbim të interesave madhorë të vendit. Në vijim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth procesit të reformave thelbësore për të ardhmen integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Presidenti Topi ritheksoi se gjatë gjithë veprimtarisë e tij në krye të shtetit shqiptar, do të udhëhiqet nga Kushtetuta, si ligji themeltar i vendit dhe nga të gjitha detyrimet kushtetuese, që burojnë prej saj.