Presidenti Topi pret Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
31 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një vizitë kortezie në zyrën e tij nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit i uroi përzemërsisht z. Topi suksese në detyrën më të lartë të shtetit shqiptar, duke vlerësuar se zgjedhja e tij si President i Republikës do t’u kontribojë forcimit dhe efikasitetit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndër-institucional në vend.
Në vijim të bisedës u trajtuan aspekte të përgjithshme të bashkëpunimit mes Institucionit të Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë. Theksi u vu në domosdoshmërinë e vijimit të proceseve demokratizuese të vendit si edhe të reformave thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO.