E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Gasparoviç me rastin e Festës Kombëtare të Sllovakisë.

1 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparoviç me rastin e Festës Kombëtare.

“Më lejoni, Shkëlqesi që, me këtë rast, të vlerësoj lart mbështetjen që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë dhe i jepni Shqipërisë në përpjekjet e saja për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.

Dëshiroj t’Ju siguroj për vullnetin e Shqipërisë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.’ - theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›