Presidenti Topi uron Presidentin Ivanov me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

8 shtator 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në të cilin thuhet:
“Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet jush popullit mik të Maqedonisë përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë!
Kjo ditë e shënuar për popullin dhe vendin tuaj më jep mundësinë t’ju konfirmoj edhe një herë angazhimin tim për t’i zhvilluar më tej marrëdhëniet tona të bashkëpunimit miqësor, në të mirë të paqes, stabilitetit, progresit dhe begatisë së dy popujve tanë fqinjë.
Shpreh bindjen se bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve tona përbën një kontribut të pazëvendësueshëm në realizimin e synimeve të përbashkëta eurointegruese”.