E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Kazinski me rastin e Festës Kombëtare të Polonisë.

11 nëntor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e më të përzemërta.

“Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në strukturat euroatlantike, Ju konfirmoj, me këtë rast, Zoti President, angazhimin tim për të nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë miq.

Në pritje të takimit të afërm me Ju, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›