Presidenti Topi pret Presidentin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

12 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave Presidentin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë z.Veljanoski, Presidenti Topi vuri në dukje se vizita të tilla i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve dhe popujve tanë. Kryetari i Shtetit vlerësoi nivelin e përgjithshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Presidenti Topi theksoi gjatë bisedës vullnetin dhe angazhimin e shtetit shqiptar për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, sidomos në sektorin ekonomik, duke u fokusuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare, intesifikimin e bashkëpunimit në fushën energjitike, transport-telekomunikacion, turizëm, etj.
Në vijim, Presidenti i Republikës pasqyroi ecurinë pozitive të disa prej reformave të rëndësishme që vendi ynë po realizon në përmbushje të standardeve integruese në familjen euroatlantike. Presidenti Topi nënvizoi faktin se ne mbështesim diplomacinë parlamentare, si një fushë shumë të rëndësishme bashkëpunimi. “Shkëmbimet e ndërsjellta të përvojave sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së marrin një rëndësi të veçantë në kuadër të prioritetit të përbashkët të dy vendeve dhe popujve tanë për integrimin evropian”, - tha Presidenti. Veçanërisht, Kryetari i Shtetit vlerësoi marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e gjykuar këtë vendim si një kontribut konkret për lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve, që përbën dhe një vendim të rëndësishëm politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore.
Në këtë takim, Presidenti Topi dhe Presidenti i Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Veljanoski shprehën angazhimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Në të njëjtën kohë bashkëbiseduesit theksuan se bashkёpunimi rajonal dhe filozofia e integrimit rajonal ёshtё pjesё e integrimit euroatlantik tё të dy vendeve dhe rajonit. Në këtë kuadër, Presidenti Topi përshëndeti njohjen nga Maqedonia të pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë akt si rikonfirmim dhe mbështetje ndaj fqinjit tonë më të ri, drejt realizimeve të sfidave të përbashkëta rajonale, integruese e globaliste.
Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, pasi falenderoi për mikpritjen e përzemërt e të sinqertë, i cilësoi marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona të një niveli shumë të lartë duke u shprehur se: “ne jemi jo vetëm fqinjë, por edhe dy vende mike”.
Z. Veljanovski vuri në pah rëndësinë e shkëmbimit të vizitave dhe përvojave të ndërsjellta, duke nënvizuar gatishmërinë e Maqedonisë për të ofruar gjithë përvojën e saj integruese në drejtim të përafrimit dhe harmonizimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe të fitimit nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në familjen e madhe europiane.