Presidenti Topi uron Presidentin e Algjerisë me rastin e Festës Kombëtare.

1 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, Abdelaziz Boutaflika, në të cilin shkruan: “Dita e Festës Kombëtare të Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik algjerian, urimet më të mira për begati dhe përparim!
Më lejoni, Zoti President, të shpreh me këtë rast angazhimin tim personal për intensifikimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Algjerisë, si dhe të shpreh besimin tim në konsolidimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të dy popujve tanë miq”.