E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Napolitano me rastin e Festës Kombëtare të Italisë.

2 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:

“Festa Kombëtare e Republikës Italiane, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell Juve dhe nëpërmjet jush, popullit mik italian, urimet e mia më të sinqerta e miqësore për lumturi e begati!

Me këtë rast, shpreh bindjen se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona, të bazuara në lidhjet tradicionale historike dhe kulturore, do të forcohen dhe zhvillohen më tej në të ardhmen, në interes të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Duke vlerësuar lart mbështetjen që Italia vazhdon t’i japë Shqipërisë në hapat e saj drejt integrimit euroatlantik si dhe në përfshirjen e saj sa më të shpejtë në familjen europiane, dëshiroj t’Ju shpreh angazhimin e vendit tim për të vazhduar përpjekjet serioze dhe për të ecur me vendosmëri drejt kësaj rruge.

Së bashku me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›