E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në përurimin e tunelit të Kalimashit.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli  mori pjesë në përurimin e tunelit të Kalimashit, një nga segmentet më të rëndësihme të rrugës Durrës-Kukës, këtij kolosi të infrastrukturës moderne   Hapja e tunelit u përurua nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi shoqëruar nga personalitete nga Shqipëria e Kosova por dhe qindra qytetarë të mbledhur nga të dy anët e kufirit që kishin a rdhur për të parë nga afër këtë kryevepër që bashkon kombin, siç e cilësoi Kryeminitri Berisha.   Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, politikanët e qytetarët përjetuan momentin kur Kryeministri Berisha në mënyrë simbolike rrëzoi pjesën e fundit të murit ndarës të tunelit, moment që Kryeministri Berisha e quajti moment të shndërrimit të një ëndrre gjithëshqiptare në realitet.   Kryeministri Berisha tha se  Sot ne vendosëm se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgjë, që mund ta ndaje, jo vetëm shpirtërisht por as fizikisht këtë komb. Sot, ne inauguruam tunelin, që bashkon jo vetëm shqiptaret, por inauguruam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit dhe të qarkullimit,  bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbet, bullgarët dhe të gjitha kombet e këtij rajoni. Tuneli është një vepër e kushtueshme, por për një komb dhe njerëz kohëhumbur si shqiptarët,  çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, sesa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm.   Kryeministri Thaçi edhe në emër të të gjithë popullit të Kosvës përgëzoi Kryeministrin Berisha për këtë kryevepër të inxhinierisë moderne Ne kemi qenë të ndarë në shekuj, por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për tu afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për tu afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›