Presidenti Topi uron Presidentin Papulias me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë.

25 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta për begatinë dhe lumturinë e popullit mik grek.
“Kjo ditë e veçantë për kombin tuaj, më jep rastin të shpreh besimin tim të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale shumë të mira midis Shqipërisë e Greqisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të paqes, stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, shpreh dhe vlerësimin tim të madh për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.