Presidenti Topi uron Presidentin Parvanov me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë.

3 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërgua një mesazh Presidentit të Republikës së BullgarisëMe rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta për begati e lumturi.
“Kjo ditë e shënuar, më jep rastin të shpreh vullnetin dhe bindjen time të thellë se me përpjekjen tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, do të njohin zhvillim të mëtejshëm, në të mirë të dy popujve e vendeve tona, paqes, stabilitetit dhe përparimit të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit.
Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Republika Bullgare i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe duke besuar në vazhdimin e mëtejshëm të kësaj mbështetjeje, më lejoni, Shkëlqesi, t’Ju konfirmoj urimet më të përzemërta”.