E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Shakashvil me rastin e Festës Kombëtare të Gjeorgjisë.

26 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Gjeorgjisë, Mikael Shakashvil, në të cilin thuhet:

“Shkëlqesi,

Është kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Gjeorgjisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për begatinë e popullit të Gjeorgjisë!

Me besimin në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›