E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Tyrk me rastin e Festës Kombëtare të Sllovenisë.

25 qershor 2010

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira për më shumë përparim e mirëqenie.

“Më lejoni që, në këtë ditë të gëzueshme për vendin tuaj, të nënvizoj me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe të shpreh vlerësimin e madh për mbështetjen që Sllovenia i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shpreh besimin se këto marrëdhënie partneriteti, që janë dhe në të mirë të stabilitetit të rajonit tonë, do të forcohen më tej në të ardhmen!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›