Presidenti Topi uron Presidentin Josipoviç me rastin e Festës Kombëtare të Kroacisë.

25 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta për mirëqenie, zhvillim e begati.
“Më lejoni, Shkëlqesi, që të vë në dukje se Shqipëria vlerëson lart marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe të shpreh besimin tim për konsolidimin e mëtejshëm të tyre, në të mirë të popujve tanë, të sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit!
Duke shprehur vlerësimin tim të lartë për bashkëpunimin e frytshëm dypalësh, dëshiroj të nënvizoj vendosmërinë e Shtetit Shqiptar për partneritetin e ngushtë në NATO dhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, si e rruga më e mirë drejt përparimit ekonomik dhe konsolidimit të marrëdhënieve tona.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.