E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Voronin me rastin e Festës Kombëtare të Moldovës.

27 gusht 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Moldovës, Vladimir Voronin, në të cilin shprehet:

“Festa Kombëtare e Republikës së Moldovës më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, të shpreh urimet më të mira e më të përzemërta për lumturinë Tuaj personale dhe begatinë e popullit të Moldovës!

Më lejoni që, me këtë rast të shpreh besimin se marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Moldovës do të njohin zhvillime në të ardhmen në fusha me interes të ndërsjellë, në të mirë të dy vendeve tona.

Me dëshirën për t’u takuar së afërmi, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›