PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË.

8 shtator 2008
Të nderuar anëtarë të Këshillit,
Të nderuar zonja dhe zotërinj të ftuar dhe të pranishëm në këtë takim të radhës si gjithmonë të hapur,
Kam nderin dhe kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe njëkohësisht të rikonfirmoj angazhimin tim të plotë në drejtimin me përkushtim e përgjegjësi kushtetuese të këtij kolegji të nderuar.
Dëshiroj ta hap këtë takim me një mesazh për ju, duke e vënë theksin mbi rëndësinë e veçantë të garantimit të parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, i cili është dhe do të mbetet pa diskutim një nga treguesit kryesorë të funksionimit të demokracisë së një shteti.
Viti që kaluam ishte padyshim një vit përpjekjesh për më shumë pavarësi dhe integritet për pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë. Përvoja na ka mësuar të kuptojmë se pavarësia dhe integriteti nuk dhurohen, por fitohen. Në këto kushte, ajo ç’ka duhet të bëjë çdokush për të kontribuar në këtë përpjekje për më shumë integritet dhe pavarësi të gjyqësorit është që çdo gjyqtar të zbatojë me përpikmëri ligjin, Kushtetutën dhe të jetë garant i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Besimi tek publiku do të jetë çelësi për një sistem drejtësie të konsoliduar dhe të qëndrueshëm. Në lidhjen e pashmangshme dhe në korelacion të drejtë mes kësaj forme organizimi dhe drejtësisë do të apeloja në adresë të çdo gjyqtari që të kenë busull orientimi aftësitë e tyre profesionale juridike mbi prirjet dhe tendecat shpeshherë negative për ta korruptuar sistemin. Një sistem drejtësie i cunguar prodhon një demokraci të deformuar dhe anasjelltas shteti juridik është garanti për një demokraci të kulluar. Si protagonistë të këtij sektori të rëndësishëm të vendit, pra të drejtësisë, ju ftoj të vazhdoni të konsideroni varësinë tuaj të vetme dhe të plotë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por pa anashkaluar në asnjë çast rëndësinë e rolit aktiv që ky Këshill ka në qeverisjen e sistemit gjyqësor.
Veprimtaria gjyqësore në shtetin e së drejtës është pjesë e trashëgimisë së tij ligjore. Ajo nuk përbëhet nga iniciativa të pakonkluduara, apo insinuata të përkohshme, përkundrazi, është sektori vendimmarrës mbi interesat finale të shoqërisë dhe me pasoja të përhershme në fatin e saj. Një vendim gjyqësor vlen përgjithmonë, ndaj është e justifikuar çdo përpjekje për të garantuar plotësisht dhënien e tij me drejtësi dhe me transparencë.
Të nderuar anëtarë,
Përgjegjësia kolegjiale që na është dhënë nga ligji themeltar i shtetit nuk mbulon dhe as nuk zbeh rëndësinë e përgjegjësisë individuale që secili prej nesh ka në vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Çdo mbledhje dhe çështje e shtruar për diskutim nga ky Këshill është një mundësi më e mirë dhe e papërsëritshme për të kontribuar në forcimin e shetit juridik, ndaj nuk ka kohë për të humbur dhe as hapësira për të trajtuar çështje të parëndësishme. Ne kemi të qartë strategjinë tonë dhe prioritetet të cilat në një kohë rekord duhet të japin rezultatet e duhura dhe të shumpritura nga publiku. Në qëndrimin tonë duhet të jemi largpamës dhe vlerësues të drejtë të mandatit që na është dhënë pasi drejtësia monitorohet jo vetëm në kontroll të procesve gjyqësore, por edhe duke siguruar kushte teknike për mbarëvajtjen e tyre.
Drejtësia kërkon që ky Këshill të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzive dhe të pabaza, po aq sa të disiplinojë gjyqtarët që janë abuzues. Këshilli i Lartë Drejtësisë si qeverisje e gjyqësorit ka detyrimin kushtetues që të mbrojë gjyqtarët dhe unë ju ftoj ta bëjmë moto të misionit tonë ashtu siç duhet të ndëshkojmë çdo individ, i cili cënon integritetin e gjyqtarëve dhe rrënon imazhin e sistemit të drejtësisë.
Drejtësia nuk lidhet me të qënit i butë, apo i rreptë. Në asnjë rast nuk mund të anashkalojmë se drejtësia fillon të testohet këtu, ndaj do të sillja në vëmendjen tuaj: së pari, të jeni të drejtë në shprehjen e mendimit dhe të votës tuaj, plotësisht të çliruar nga ndikimet e të tretëve, së dyti të jeni profesionalë në respektimin e plotë të atyre kompetencave që na janë dhënë për ndërhyrje në veprimtarinë gjyqësore, pasi ajo që ne mund të bëjmë sot, mund të mos jetë më e mundur të ndryshojë nesër pa shkaktuar dëme.
Ligjërata ime natyrisht nuk synon të superojë fushat e ndërhyrjes me ligj të Këshillit, por përkundrazi synon të kërkojë me insistim mbajtjen deri në fund të të gjitha përgjegjësive që vijnë nga ligji. Është pjesë e këtyre përgjegjësive, po aq sa inspektimet, apo procedimet disiplinore edhe hartimi i akteve të posaçme nënligjore, që kanë dalë në zbatim të ligjit të ri për organizimin e pushtetit gjyqësor dhe një pjesë e të cilave prezantohen sot në këtë mbledhje për vlerësim përpara jush. Është pjesë e këtyre përgjegjësive, po aq sa vlerësimi etik dhe profesional i gjyqtarëve edhe trajtimi me prioritet i situatës së gjyqtarëve të rretheve gjyqësore të suprimuara një vit më parë në kushtet e riorganizimit të sistemit gjyqësor dhe që sot janë pjesë e rendit të ditës dhe shtrohen për diskutim përpara jush. Ky është mesazhi më i mirë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë demonstron se ka në themel të misionit të vet ligjshmërinë, duke respektuar vendimet e Gjykatës së Lartë, apo asaj Kushtetuese, si dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë, veçanërisht të programit EURALIUS, me të cilët ky Këshill ka ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi shumë të frytshme dhe të suksesshme.
Përfitoj nga rasti të përshëndes frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe ju ftoj t’i jepni të gjithë rëndësinë e duhur praktikës së re të implementuar nga ky Këshill, atë të raportimit në mbledhje të përfaqësuesve të atyre instancave që janë angazhuar në kontributin e rritjes së standardeve të dhënies së drejtësisë. I tillë është sot raportimi i Drejtorit të Programit të Shtetit Ligjor të financuar nga USAID mbi zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërjmet Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë shqiptare.
Me sanksionim nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë se veprimtaria e këtij Këshilli të nderuar përbën qeverisjen të të gjithë gjykatave shqiptare të dy niveleve të para, më lejoni të shpreh bindjen time se dëshmitarë të takimeve dhe mbledhjeve të tij në të ardhmen nuk do të jenë thjeshtë këto ambjente që janë në aksin kryesor të bulevardit të Tiranës, por do të jetë një praktikë që do të implementohet nga ky Këshill për të qenë pranë gjykatave në qytetet kryesore të Shqipërisë, ku ky Këshill patjetër që nuk do të jetë thjesht mekanikisht pranë këtyre gjykatave, por do të jetë afër tyre për të dhënë një mesazh të drejtëpërdrejtë, por edhe me një influencë të padiskutueshme psikologjike në atë që kërkon sot publiku shqiptar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të mos ndihet i instaluar vetëm në qendër të Tiranës, por të jetë prezent kudo në territorin shqiptar, sepse drejtësia jepet kudo, në çdo pjesë të territorit shqiptar, në çdo qelizë të shoqërisë dhe sigurisht ato që janë në periferi e ndjejnë më të nevojshme, më të domosdoshme praninë e këtij Këshilli.
Në përfundim të fjalës sime, më lejoni t’i rikthehem argumentit tim fillestar mbi rëndësinë e lidhjes mes drejtësisë dhe një shtetit demokratik, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe ngritja e integritetit gjyqësor janë objektiva dhe parametra që ne ia detyrojmë: së pari, shoqërisë shqiptare përpara së cilës dhe për llogari të së cilës kemi marrë angazhimet e pjesëmarrjes në këtë Këshill dhe së dyti, përgjegjësive në arenën ndërkombëtare të së drejtës dhe aspiratës për partneritet në strukturat e Bashkimit Evropian.
Duke ju uruar suksese në të gjithë sezonin intensiv që na pret me një axhendë “të rënduar” të ditës së sotme, e deklaroj të hapur mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ju faleminderit!