Presidenti Topi uron Presidentin e Gjermanisë, Horst Këler, për Festën Kombëtare.
2 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot, përmes një mesazhi, Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler, me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Federale të Gjermanisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, kam kënaqësinë t’ju dërgoj Juve përshëndetjet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për lumturinë Tuaj personale dhe begatinë e popullit mik gjerman!
Marrëdhëniet shumë të mira miqësore prej 20 vjetësh, midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, kanë njohur zhvillime pozitive si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe duke besuar në vijueshmërinë e kësaj mbështetjeje, më lejoni Shkëlqesi, t’Ju konfirmoj angazhimin e shtetit tim për të ecur me vendosmëri në këtë rrugë.
Me bindjen dhe vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, Ju lutem, pranoni Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - shkruan Kryetari i Shtetit në mesazhin e urimit.