Zonja e Parë, Teuta Topi kërkon më shumë vëmendje nga e gjithë shoqëria për moshën e tretë.
1 tetor 2007
Me rastin e 1 tetorit, “Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve”, Zonja e Parë e vendit, Teuta Topi mori pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat, në Hotel “Tirana international”. Zj. Topi është përshëndetur përzemërsisht nga afër, si dhe ka biseduar me të pranishëm të moshës së tretë në këtë veprimtari, po ashtu dhe me organizatorë të saj.
Zonja e Parë është shprehur me dashamirësi, vlerësim dhe emocion të veçantë për sakrificën dhe përkushtimin me të cilin kjo moshë, megjithë vështirësitë, ka rritur dhe edukuar brezin, i cili po drejton dhe po zhvillon sot Shqipërinë. Në vijim, ajo është ndalur në faktin se këtë etapë të jetës, edhe pse një proces normal, jo të gjithë kanë shansin që ta përjetojnë njëlloj, dikush me shëndet të mbarë e i rrethuar nga dashuria e fëmijëve, nipërve dhe mbesave, ndërsa dikush e përjeton i vetëm. “Këto janë ndër arsyet”, - është shprehur, zj. Topi, - “përse mosha e tretë meriton gjithë vëmendjen dhe interesimin tonë për t’i mbështetur e për t’i qëndruar pranë në këto vite të jetës”, - duke siguruar në këtë drejtim dhe kontributin dhe angazhimin e saj personal.