Presidenti Topi pret pjesëmarrëset në “Miss Globe International 2007”.
2 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave pjesëmarrëset në “Miss Globe International 2007”, si dhe organizatorët e kësaj veprimtarie të rëndësishme.
Pasi i uroi mirëseardhjen dhe u përshëndet me përfaqësueset e bukurisë së 42 vendeve nga e gjithë bota, Kryetari i Shtetit iu drejtua të pranishmëve, duke u shprehur: “Do të them vetëm pak fjalë, sepse ceremoni të tilla flasin vetë. Unë jam shumë i lumtur që pres sot këtu jo vetëm organizatorët e këtij aktiviteti tashmë tradicional, por edhe gjithë këto vajza, të cilat përveç moshës së re, bukurisë dhe elegancës, janë mbi të gjitha ambasadore të vërteta të gjithë këtyre vendeve të botës, e cila bëhet gjithnjë e më e vogël.
Me këtë rast, dëshiroj z. Bozo t’ju përshëndes, të vlerësoj angazhimin tuaj për këtë organizim cilësor dhe t’ju uroj sukses në të ardhmen. Gjithashtu, edhe të gjitha vajzave që janë këtu, mbas këtij evenimenti, i uroj karrierë të suksesshme, karrierë e cila nis së pari nga bukuria, por që përveç bukurisë, jam i bindur që ka në vetvete mbi të gjitha inteligjencën e tyre. Besoj se ëndërrat e këtyre vajzave do të jenë patjetër të realizueshme”.
Në emër të organizatorëve të “Miss Globe International 2007” përshëndeti z. Petri Bozo, i cili falenderoi për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe veçanërisht të Presidentit të Republikës, që kanë lehtësuar zhvillimin e këtij evenimenti të rëndësishëm për këto katër vite në Shqipëri, duke vënë në dukje se, zhvillimi me sukses i veprimtarive të tilla dhe në të ardhmen, rrit imazhin e Shqipërisë në mbarë botën. I pranishëm në këtë pritje ishte dhe themeluesi dhe presidenti i “Miss Globe international”, z. Çarli Si.