Njoftim i Drejtorisë së Informimit Publik të Institucionit të Presidencës.
24 qershor 2008
Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidencës bën me dije se deri sot, ditën e martë më 24 qershor 2008, në përfundim të afatit kohor të caktuar numri i aplikuesve për vendet vakante në Gjykatën e Lartë ka arritur në 105 vetë.
Të gjitha aplikimet e dorëzuara po përpunohen në Zyrën Juridike të Institucionit të Presidentit të Republikës për t’iu paraqitur më pas grupit të punës të ngritur nga Presidenti Topi për asistencë ligjore.
Në ditët në vijim, grupi i punës së ekspertëve ligjorë do të mblidhet për të diskutuar dhe shqyrtuar kërkesat e mbërritura në Presidencë, si dhe për t’i paraqitur Kreut të shtetit sugjerimet e tij për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Gjithashtu, në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të transparencës, Presidenti i Republikës u ka dërguar partive politike parlamentare një letër ku i kërkon, të paraqesin deri ditën e hënë më 30 qershor 2008 pranë grupit të punës për asistencë ligjore mendime dhe sugjerime rreth standardeve dhe kritereve që mund të konsiderohen në përzgjedhjen e kandidaturave të anëtarëve të Gjykatës Lartë.
Në përfundim të gjithë këtij procesi të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mbledhura do të paraqiten tek Presidenti i Republikës, i cili në mbështetje të dispozitave të Kushtetutës ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së emrave ndërmjet kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.