Presidenti Topi uron Presidentin e Maltës me rastin e Festës Kombëtare.
21 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Maltës, Eduard Fenek Adami me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin formulon urimet më të mira.
“Me këtë rast, më lejoni zoti President, t’Ju shpreh falënderimet e mia të përzemërta për urimet Tuaja të sinqerta me rastin e zgjedhjes në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht, t’Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë e vendit tim në konkretizimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me Republikën e Maltës, në interes të dy popujve tanë miq dhe të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.