E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Meksikës me rastin e Festës Kombëtare.

16 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Felipe Kalderon, në të cilin shpreh urimet më të mira për lumturi e begati.

“Me këtë rast, më lejoni Shkëlqesi t’Ju falënderoj për urimet Tuaja të sinqerta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht, të shpreh bindjen time se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të zhvillohen më tej.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›