E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Sejdiu me rastin e 10-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

12 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të çlirimit, në të cilin thuhet:

“I dashur Fatmir,

Dëshiroj sot, që në 10 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat e Aleancës më të madhe të lirisë, t’ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe të gëzuara Ju dhe nëpërmjesh Jush të gjithë popullit heroik të Kosovës!

Kjo ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës, në historinë e të gjithë popullit shqiptar por edhe në atë të rajonit shënoi kthesën historike të fitores së lirisë ndaj barbarisë dhe diktaturës, dëshmoi pakthyeshmërinë e rrjedhës së mëtejshme të ngjarjeve të rajonit dhe hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës, aq shumë të dëshiruar, me të drejtë nga populli i saj, e aq shumë të mbështetur nga bota e qytetëruar.

Shqipëria, e vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të prodhojnë një siguri të pashëmbullt dhe afatgjatë në rajon, do të kontribuojë, në planin dypalësh, shumëpalësh dhe global për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›