Presidenti Topi uron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për 50-vjetorin e lindjes

4 gusht 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e 50-vjetorit të lindjes.
“I nderuar Shkëlqesia Juaj, Zoti Barak Obama,
Me rastin e 50-vjetorit të ditëlindjes suaj, në emër të gjithë popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia më të mira për Ju dhe lumturinë e familjes suaj, si dhe për begatinë e popullit mik amerikan.
Për çdo shqiptar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë një model të demokracisë, një vend mik të madh dhe të sinqertë, pa përkrahjen e së cilit, kombi ynë nuk do të mund të realizonte aspiratat e tij madhore shtetërore, demokratike dhe integruese. Ne u jemi mirënjohës juve personalisht dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e gjithanshme në progresin demokratik në Shqipëri, në integrimin tonë euroatlantik si dhe vlerësojmë rolin tuaj vendimtar për forcimin e paqes dhe stabilitetit demokratik në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
Më lejoni, zoti President, që të përfitoj nga rasti t’ju konfirmoj edhe një herë se vendi im do të ecë krahë për krahë me SHBA-të, për të përballuar sfidat e mëdha që ka sot mbarë njerëzimi për sigurinë paqen dhe mirëqenien në botë.”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit shqiptar.