Presidenti Topi uron te gjithe mesuesit me rastin e festes se 7 Marsit

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka uruara sot te gjithe mesueset dhe mesuesit me rastin e Festes se tyre 7 Marsit.
Ne urimin e tij Topi u shpreh se Kam kenaqesine dhe privilegjin tju pershendes te gjitheve ne kete dite te shenuar te Festes se mesuesit ne pervjetorin e hapjes se shkolles se pare shqipe. Te gjithe ne perulemi me respektin me te thelle per punen e vyer qe mesuesit shqiptare kane realizuar nder breza per frytet e saj te pacmuara si dhe per sakrificat dhe perkushtimin qe ju sot i dhuroni misionit tuaj sa fisnik dhe te vlefshem.
Bamir Topi nenvizoi se rikonfirmon mbeshtetjen dhe admirimin per vepren humanistete mesuesve sepse e ardhmja e e femijeve varet nga vlerat tradicionale te mekuara me aq dashuri nga mesuesit ne shkolle edhe nga prindqerit ne familje. Presidenti i Republikes ka cilesuar rolin e mesuesve ne shoqeri thelbesore per edukaten qytetare dhe perparimin e vendit e te kombit tone.
Me pas Topi u shpreh se Rilindasi yne i madh Sami Frasheri me formulen e tij e ka percaktuar me se miri kete rol Mendja e nje kombi eshte arsimi zemra e tij morali i pergjithshem i tij dhe kjo thenie lapidare percaktoi rrugen qe duhej ndjekur nga arsimtaret si dhe trajektoren e histories ju keni nje mision fisnik te jashtezakonshem i cili merr nje rendesi edhe me te madhe ne vendin tone i cili sic dihet ka nje popullsi me moshe mesatare te re.
Ju edukoni rreth 1/4 e popullsise qe ulet cdo dite ne bangat e klasave tuaja prej nga ku meson dijet qe do ta pergatisin per nje te ardhme gjithnje e me te mire.presidenti Topi vleresoi rolin e mesuesve duke thene se Sot kur Shqiperia me shume se kurre deshiron te jete pjese e familjes europiane me standartet e saj demokratike e pse jo edhe pedagogjike roli juaj behet me jetesor. Ju po pergatisni nje brez i cili do te jete teresisht europian me te drejtat dhe detyrimet qytetare te atij niveli ku aspirojme te bejme pjese me dinjitet.
Ju arsimtare e arsimtare te nderuar edhe ne te ardhmen duhet te ngulisni ne ndergjegjen e ketij brezi perkatesine e tij europiane e njekohesisht krenarine e te qenit shqiptar se bashku me vlerat tona karakterizuese.
Nje vend te rendesishem ne urimin e Topit zune edhe mesuesit e vjeter edhe ata te cilet nuk jane te pranishem por gjithesesi puna e tyre do te jene guret e themelit te Shqiperise se re moderne e demokratike.
Topi nuk ka lene pa permendur edhe nje kategori nxenesish te cilet te detyruar nga kushte e tyre kane qene te detyruar te braktisin shkollen ai ju ka bere thirrje institucioneve shteterore qe te marrin gjithe pergjegjesite e duhura dhe te bejne te pamunduren per shkollimin e tyre Mbylli fjalen Presidenti Bamir Topi