E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, vizitë në Temal e Koman për emergjencën e krijuar

Share

Presidenti Bamir Topi, pas apelit të lëshuar një ditë më parë për situatën e rëndë të krijuar nga reshjet e borës, ka zbritur vetë në terren. Ai ka qenë fillimisht në komunën Temal të Shkodrës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune dhe është njohur me situatën e krijuar në 10 fshatrat e kësaj komune dhe për punën e bërë dhe nevojat e banorëve..

Presidenti tha se përgëzon ata që punojnë në emergjencë, ushtrinë, policinë dhe vendorët, ndërsa gjeti rastin të japë edhe një mesazh, kur tha se inkurajoj strukturat në nivel lokal dhe qendror të bashkëpunojnë me solidaritet. Bashkëpunimi pa ngjyrime politike është i rëndësishëm.

Pas vizitës në Temal, presidenti Topi është ndalur edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku është njohur gjithashtu me situatën e krijuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›