Propozimi i guximshëm: Të legalizohet seksi me pagesë, ose dënim klientëve të prostitutave
Share
Komisioni parlamentar i ligjeve është duke dëgjuar grupet e interesit në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal. Në kuadër të këtyre dëgjesave ka mbërritur dje një propozim i guximshëm për realitetin shqiptar.
Kështu, komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi, Irma Baraku ka propozuar ndryshime në Kod sa i përket prostitucionit. Ajo ka thënë se në Shqipëri dënohen vetëm vajzat e gratë që ushtrojnë prostitucion, por jo klientët e tyre.
Në këto kushte, variantet e ndryshimeve janë dy, ose parashikimi i dënimit edhe për ata persona që kryejnë marrëdhënie seksuale me prostitutat ose legalizimi i profesionit më të vjetër në botë duke përjashtuar nga dënimi ushtrueset e këtij aktiviteti.