E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi, vizitë të fshehtë në banesën e Edi Ramës në Pezë

Është e njohur për të gjithë shqiptarët se Peza ka shërbyer gjithnjë për intriga politike, që e kanë çuar këtë popull e këtë vend në thertoren komuniste, por Peza, për disa mendje të ditura dhe të informuara mirë, është gjithashtu një nga qendrat më të egra - natyrisht, në disa pika - të rolit serb në Shqipëri. Por, s’qenkësh e thënë që fati i këtij vendi të mbyllej me turpin e komunizmit, të kriminelëve dhe njerëzve me mysybete të luftës që shkoi. Muzeumi i Pezës u bë banesa e paligjshme e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili këtë banesë e ka përfituar nga vjedhja që Dash Peza i ka bërë muzeumin famëkeq. Gjithsesi, në këtë muzeum-banesë, e vetmja e këtij lloji, ku fle e vetmja monstër politike e gjallë në botë, prej disa kohësh ka dëshmi që i tejkalojnë filmat horror. Këtu kryetari i PS-së Edi Rama fle, ngrihet natën, del në oborr me brekë të bardha dhe i ulërin hënës si ujku i malit. Dalin fshatarët dhe arsyetojnë të shkretët, herë me dhimbje e herë me inat, pse kryetari i PS-së Edi Rama vuan kaq shumë. Disa thonë se është më mirë se ç’ka qenë në behar, kur dilte edhe pa ato të bardhat, disa ia vënë fajin një infermiereje që s’ia bën gjilpërat mirë, disa vajtojnë për krahët e kryetarit Rama, që janë me njolla të zeza nga shiringat. Dhe në Pezë zien meraku dhe debati për sherret e kryetarit me mrikat, erionët dhe baronët, në netët e dimrit - me oxhak e pa oxhak - ku Dash Peza, si i ati vaktit, kundron udhëheqësin e partisë-bashki.
    Tamam në këtë vakt, në të zi të fatit të Ramës, për buxhetin dhe kiametin që e ka gjetur, pikërisht për ta ngushëlluar e ndihmuar sa të mundë, shkon për vizitë presidenti Bamir Topi, aty nga data 2 shkurt. Që të shkojë presidenti i republikës tek kryetari i opozitës duhet që ky i fundit të ketë ndonjë vaki a të ketë ndonjë sebep - a ruajna zot, të ketë dhënë edhe dorëheqjen – por njeriu që banon në muze nuk ka asnjë gjë nga këto. Atëhere, përse shkon presidenti i republikës, zoti Topi, në orën 8 e gjysëm dhe ikën në mesnatë, pak para se Ramës t’i vijë ora për t’i ulëritur hënës? Përse zoti Topi, që në bulevard kalon me një taborr makinash, atje shkon me dycka dhe masat e sigurisë merren pa lajmëruar institucionet e sigurisë. Masat merren me taraf, me zë të ulur, me të shkelur syrin, medemek se ky është një operacion shumë i rëndësishëm. Zoti president, në qoftë se ty të duhet t’i komunikoje do punë zyrtare Ramë-muzeumit, ti mund ta kishe thirrur në zyrë, ti mund t’i bëje edhe vizitë në bashki, ta falenderoje për “hajdut-buxhetin” e tij dhe për tërë ato trampat korrupsioniste me skenare të vjedhura. Por ti, nuk e ke çështje pune këtë, pra nuk e ke çështje të ligjit, çështje të shtetit. Ti tani je edhe i depolitizuar dhe nuk mund të mendojmë se i kërkove edhe ndonjë teser partie. Edhe kjo s’është e çuditshme, se në mendësinë e atyre që politikën e kanë kalë për të kaluar lumin, mund të bëjnë ekuivalentimin nga nënkryetar i PD-së në sekretar i përgjithshëm i PS-së. Por sigurisht, edhe kjo s’është e vërtetë. Ju zoti president, qysh para disa muajsh jeni përpjekur shumë për ta vendosur unitetin e së majtës, keni thirrur edhe një lider të LSI-së, madje keni propozuar edhe skemën e bashkimit të LSI-së me PS-në, ku Meta ose Monika të merrnin bashkinë e ti ta bëje kryeministër Ramën. Në Shqipëri, rrugët e takimit midis kundërshtarëve politikë nuk janë më të gjata se një kilometër, prandaj zelli yt për unitetin e së majtës ka muaj që është i njohur. Unë nuk dua të besoj se ju vajtët tek Ramë-muzeumi dhe Dash-Sigurimi për vlerat e qytetarisë tiranase. As t’i kërkonit monument për të përjetuar bëmat politike të miqve tuaj. Nëse ju ka mbledhur kjo darkë me Ramë-Pezën dhe Dash-Muzeumin mund të ketë qenë shndërrimi i G99 në parti, dhe me atë rast, Erioni iu ka ksehasur me ndonjë recitim, nga ato leksionet për vullnetarët. Por gjithsesi, çështja është më e thellë. Atëhere, çfarë të detyroi zoti president, larg syrit të medias të futeni në muzeumin ku shoku Enver u lidh si mishi me thuan me Myslym Pezën, pas rekomandimit që babë Myslymit i kishte bërë Dem Xhepa “për një çun të mirë, prej Gjinokastre”.
    Gjithkush, nga ata qindra demokratë të ndershëm, që kanë parë tek ti zoti president, djalin e mirë, njeriun e urtë, tronditen shumë nga ky lajm. Por ata, dhe të gjithë shqiptarët, e kuptojnë që një hall i madh të ka çuar atje. I vjetër apo i ri, gjithsesi është i lidhur me ato skenarë të përbashkët sulmi dhe shpifjesh për çështjen “Fazlliç”, për devijimin e hetimeve të Gërdecit dhe për të gjithë atë murtajë shpifjesh për familjen e kryeministrit. Por ju e dini mirë se familjet janë të çmuara prej njerëzve që nuk kanë çmim dhe janë të dëmtuara nga njerëzit që kanë për çmim.
    Po ç’ishte ky hall i madh që të çoi fshehtas në kullën e shiringave të Edi Ramës? Se ju nuk e dini, zoti president, që të gjithë mbeturinat që pastrohen nga ajo shtëpi, groposen sikur të ishin mbetje të centralit bërthamor. Edhe aroma e shtëpisë ka pak farmaceutikë erotiko-spitalore. Ashtu siç ka edhe një kasafortë, ashtu siç mund të dëgjosh shtrembërimin dhe mallkimin më të madh të gjuhës shqipe me fjalët më të lënguara të Brrakës a banorëve të poshtëurave - të Parisit e të Lanës. Zoti president, ju shkuat atje të hartonit një plan për të ardhmen politike të PS-së, të zgjedhjeve, dhe ky plan do të shpallet ndonjëhere? Apo vizita e fshehtë është vizitë-komplot? Kundër kujt, kundër ligjit? Kundër së vërtetës? A mos qe vallë një takim vetëm vajtues për gjendjen e mjerë të opozitës dhe atyre titullarëve të institucioneve të keqpërdorura prej jush? Ç’vend zinte në bisedën tuaj kryeprokurori? A mos vallë ju i dhatë garanci Ramës se dosjet e tij të korrupsionit do të jenë të mbyllura, a mos vallë ju i premtuat Ramës për goditje të tjera, që mund t’i bëni nga gjyqësori? Çfarë ndodhi në kullën e shiringave zoti president?
    Po kur ike nga ajo kullë, zoti president, çfarë të uroi kryetari i PS-së? Pse nuk pati një deklaratë për shtyp? A mos të foli gjë për listën e deputetëve? Të PS-së? A mos i dhe ndonjë kandidaturë, zoti president, dhe me çfarë u këmbye ajo: me leje ndërtimi apo me ndonjë lojë pingpong, me trajner Kreshnik Spahiun?
Kulla e shiringave të Ramës nuk u ka dhënë kurrë fat njerëzve që e kanë vizituar, fat u ka dhënë vetëm atyre që e kanë zbuluar, se ajo kullë është kulla e turpit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›